Top News – Gjipali : Mesazh pozitiv nga BE, faza më e vështirë kërkon vullnet politik dhe mbrojtje të prodhimit vendas, 15 korrik 2026

Në një intervistë për Top News, Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA), Gledis Gjipali, parashtoi piketat mbi konferencën e nëntë ndërqeveriare duke e cilësuar mbylljen e përkohshme të tre kapitujve të parë si një mesazh politik i qartë nga BE-ja, që dëshmon qasjen pozitive të unionit për të çuar përpara procesin e integrimit.

Më tej ai paralajmëron, se tashmë procesi është në fazën më të vështirë, me kapituj si siguria ushqimore, mjedisi dhe zhvillimi rural, të cilët do të prekin drejtpërdrejt bizneset vendase dhe fermerët. Për të amortizuar goditjen dhe shmangur falimentimin, ai theksoi nevojën emergjente që qeveria të negociojë periudha tranzitore me BE-në dhe të krijojë instrumente të menjëhershme mbështetëse financiare. 

Top News – Gjipali : Mesazh pozitiv nga BE, faza më e vështirë kërkon vullnet politik dhe mbrojtje të prodhimit vendas, 15 korrik 2026