Stafi


Florian Xhafa 
Anëtar i Bordit Drejtues

Z. Florian Xhafa është diplomuar në Bachelor në Drejtësi me merita, në vitin 1999 dhe në nivelin Master Arteve në Studime Europiane në vitin 2008 nga Universiteti i Tiranës. Z. Xhafa është një avokat dhe ekspert i politikave me mbi 16 vjet eksperiencë intensive në politikat dhe analizën ligjore, hartimin e ligjeve të disa fushave të rëndësishme të së drejtës dhe çështjeve të zhvillimit. Gjatë përvojës së tij të gjatë profesionale, zoti Xhafa ka fituar një përvojë të kombinuar në sektorin publik dhe privat, i cili i ofron atij njohuri në të dyja aspektet si për drejtësinë ashtu edhe për politikëbërjen.

Z. Xhafa posedon njohuri të thella të së drejtës europiane, duke qenë në pozicione të rëndësishme gjatë fazave të ndryshme të procesit të Integrimit Europian të Shqipërisë. Nga viti 2001 deri në 2004 ai ishte i angazhuar në Departamentin e Integrimit Europian të Zyrës së Kryeministrit. Me këtë rast ai u mor gjerësisht me politikat dhe analizat ligjore relevante për fushat e Tregut të Brendshëm gjatë fazës së përgatitjes për miratimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë. Ai ishte përgjegjës për procesin e negocimit dhe monitorimit të zbatimit të dispozitave të MSA-së në tregun e brendshëm. Nga viti 2004 deri në vitin 2007, z. Xhafa mbuloi pozitën e Shefit të Njësisë Koordinuese për Përafrimin e Legjislacionit në Ministrinë e Integrimit Europian. Me këtë rast, ai koordinoi transpozimin brenda legjislacionit shqiptar të legjislacionit të Bashkimit Europian në lidhje me Energjinë, Mjedisin dhe Bujqësinë; Zhvillimin Rural, Doganat, Transportin Detar dhe Hekurudhor, Ligjin e Kompanisë, etj., si dhe ka menaxhuar dhe koordinuar programin e trajnimit të Komisionit Europian (Programi TAIEX për Shqipërinë). Që nga largimi nga shërbimi publik, Xhafa ka punuar në shumë projekte të financuara nga organizata ndërkombëtare si Komisioni i BE-së, BB, UNDP, OSBE, si konsulent politikash dhe konsulent ligjor. Ai është gjithashtu lektor në Universitetin e Biznesit të Tiranës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe autor dhe bashkëautor i disa botimeve. Ai flet Shqip (gjuha amtare), Anglisht dhe Italisht.

Ilir Aliaj 
Anëtar i Bordit Drejtues

Z. Ilir Aliaj është një nga themeluesit e Lëvizjes Europiane në Shqipëri dhe aktualisht anëtar i Bordit Drejtues. Ai mban dy diploma nga Universiteti i Tiranës në Gjeografi dhe Drejtësi, si dhe një diplomë Master në Strategjitë e Para Aderimit nga Universiteti i Europës. Z. Aliaj, është Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve, një think tank me qendër në Tiranë. Ai ka punuar për tetë vjet si gazetar në  media  të ndryshme  elektronike dhe ka publikuar disa artikuj mbi aksesin në informacioni, strategjitë europiane të aderimit si dhe mbi rolin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në modelimin e rendit kushtetues të Shqipërisë. Ai flet Shqip (gjuha amtare), Anglisht, Frëngjisht dhe Italisht.

Gledis Gjipali 
Drejtor Ekzekutiv
 
Kontakti: 
gledis.gjipali@em-al.org 

Z. Gjipali ka përvojë të konsiderueshme në zbatimin e drejtimin e projekteve të ndryshme mbi integrimin Europian, eksperiencë që e ka reflektuar fillimisht në detyrën e Drejtorit të Programeve dhe më pas të Drejtorit Ekzekutiv të EMA-s. Disa prej iniciativave më të rëndësishme të ndërmarra janë: Konventa e Integrimit Europian, një platformë bashkëpunimi midis institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile; Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave, për përgatitjen e ekspertëve nga sektorë të ndryshëm për negociatat e anëtarësimit në BE; revista EuroSpeak, një dritare informative mbi Bashkimin Europian dhe ecurinë e procesit të integrimit, etj. Z. Gjipali është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 2004. Në 2005 ai ka kryer një praktikë pune në Këshillin e Europës, Drejtoria e Përgjithshme e Çështjeve Politike. Ka punuar për disa vite në Ministrinë e Integrimit Europian (2004-2008), në Drejtorinë e Përafrimit të Legjislacionit, duke mmbuluar fushat e emigracionit, krimit të organizuar, bashkëpunimit gjyqësor, të drejtave të njeriut, dhe mbrojtjes së të dhënave personale. Më pas në Drejtorinë e Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme, u angazhua me reformën në sistemin gjyqësor e të drejtat e pronësisë. Gjatë kësaj periudhe ka qenë pjesëtar i ekipeve të punës për hartimin e dokumenteve të rëndësishëm strategjik si Plani Kombëtar i Përafrimit të Legjislacionit, Plani Kombëtar për zbatimin e MSA-së, etj., si dhe pjesëtar i grupeve të punës Shqipëri – BE ku raportohej problematika dhe progresi i arritur në fusha të ndryshme. Ai ka publikuar studime dhe raporte të ndryshme në fushën e integrimit europian, lëvizjes së lirë të personave, ndihmës së BE-së në zhvillimin rajonal dhe rural, sistemeve zgjedhore dhe parlamentit. Për disa vite ka qenë autori i raportit Vende në Tranzicion të Freedom House për Shqipërinë. Është anëtar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian si dhe i disa bordeve këshillimore të lidhura me kërkimin shkencor dhe shoqërinë civile. Z. Gjipali flet Shqip (gjuha amtare), Anglisht dhe Italisht.

Nirvana Deliu
Koordinatore Projekti/ Hulumtuese e Politikave
Kontakti: nirvana.deliu@em-al.org

Nirvana ka studiuar Shkenca Politike pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale në vitet 2009-2012 dhe ka përfunduar me sukses studimet Master Shkencor po në këtë Fakultet për Teori Politike në 2015. Gjatë vitit 2014 pranë Universita Cattolica del Sacro Cuore në Milano, Itali realizoi studimet Master me fokus Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Pas rikthimit në Shqipëri u angazhua në një praktikë 6 mujore pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku në përfundim të praktikës në bashkëpunim me Qendrën e Ekselencës dhe Drejtorinë e Marrëdhënieve Rajonale publikoi edhe një punim shkencor me fokus bashkëpunimin ballkanik në periudhën ndërmjet dy Luftërave Botërore 1919-1939.  Nirvana ka në fokus të punës së saj pranë EMA-s çështje që lidhen me migrimin dhe legjislacionin në këtë fushë, harmonizimin e kuadrit ligjor shqiptar dhe politikat për zhvillim jo vetëm në Shqipëri, por dhe në rajon dhe BE. Për këtë shumë aktivitete, nisma  dhe organizime si brenda vendit ashtu dhe jashtë tij, ku ajo kontribuar kanë qenë të fokusuara në fushën e të drejtave të njeriut, migracionit të rregullt dhe të parregullt, sigurisë dhe legjislacionit. Nirvana në këto fusha ka publikuar artikuj dhe studime politikash dhe analiza duke pasur në vëmendje adoptimin dhe zbatimin e legjislacionit shqiptar, harmonizimin me atë europian si dhe ngritja e kapaciteteve të nevojshme institucionale dhe njerëzore.  Së fundmi, Nirvana është pjesë e stafit të Revistës Juridike Shqiptare, një nga revistat e vetme juirdike në Shqipëri që shpërndahet online në të dyja gjuhët shqip dhe anglisht me fokus zhvillimin e legjislacionit shqiptar dhe atij europian. Çështjet më të cilat Nirvana është e përfshirë lidhen më shumë me tematikat e Bashkimit Europian, kuadri ligjor dhe procesi i integrimit europian i Shqipërisë dhe rajonit. Ajo flet: Shqip, Anglisht dhe Italisht, si dhe ka njohuri bazike të Frëngjishtes.

Ermelinda Muçaj
Oficere Projekti
Kontakti: ermelinda.mucaj@em-al.org

Ermelinda ka fituar një diplomë Bachelor në Studime Britanike dhe Amerikane në Universitetin e Tiranës. Gjatë vitit të tretë të studimeve, ajo ka ndjekur një periudhë studimi Erasmus+ në Universitetin e Torinos, Itali, ku ka fituar njohuri edhe në lëndë të lidhura me BE-në, dhe ka vizituar institucionet e BE-së në Bruksel gjatë një vizite studimore. Më pas, ajo ka përfunduar me sukses Masterin Shkencor në Gjuhë dhe Komunikim Ndërkulturor në Universitetin e Tiranës me tezën e mbrojtur në analizë kritike ligjërimore të fjalimeve të ambasadorëve të BE-së në Shqipëri dhe përçimi i europianitetit. Gjatë kësaj kohe, ajo ka punuar si përkthyese dhe instruktore e gjuhës angleze, dhe menjëherë pas kësaj, ka filluar një Master të dytë në Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut në Europën Juglindore – një diplomë e dyfishtë nga Universiteti i Sarajevës dhe Universiteti i Bolonjës. Ermelinda ka kryer një praktikë pune në Laboratorin Rinor të Ballkanit Perëndimor të RCC, e cila e ndihmoi atë të hulumtonte në lidhje me tezën e masterit mbi pjesëmarrjen politike të të rinjve në demokracitë e sapokrijuara – një studim krahasues midis Shqipërisë dhe BiH. Ajo ka prezantuar punën e saj kërkimore mbi aspektin e dyfishtë të lodhjes nga zgjerimi, ndër të tjera, perceptimet e të rinjve; “armatimi” gjuhësor - një analizë e ligjërimit politik të konfliktit Rusi-Ukrainë; mbulimin mediatik të agresionit Rusi-Ukrainë; rigjallërimi i populizmit në partitë politike evropiane; dilemat e parimit të moskthimit në kufijtë e jashtëm të BE-së; një qasje historike-diskursive ndaj sigurisë së migracionit dhe ndërtimit të identitetit në disa konferenca shkencore ndërkombëtare të mbajtura në Universitetin e Tiranës, Institutin e Studimeve Evropiane (UT), Universitetin e Aristotelit në Selanik, Universitetin e Torinos, Université Libre de Bruxelles, Universitetin Ndërkombëtar të Sarajevës, Universitetin e Prishtinës, etj. Ajo është aktualisht Hulumtuese në Studimet e Paqes dhe Konflikteve duke realizuar kërkime për diskurset e papajtueshme pas konfliktit për ndërtimin e paqes në Kosovë. Ajo flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe italiane, dhe ka njohuri bazë të gjuhës spanjolle dhe turke. Fushat e saj të interesit janë integrimi europian, të drejtat e njeriut, studimet mbi rininë, studimet e paqes dhe konfliktit, dhe analiza kritike ligjërimore.

Soneda Methasa
Ndihmës Financier
Kontakti: financa.projekte@gmail.com

Soneda ka përfunduar studimet Bachelor në degën Financë-Kontabilitet në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Soneda ka marrë pjesë në programin e projektit "Aftësim dhe punësim për të rinjtë" të zbatuar nga Unioni i Sipërmarrësve të Rinj të Shqipërisë dhe Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare. Në këtë projekt, ajo u angazhua në trajnime për aftësi të buta dhe sipërmarrëse, dhe një praktikë punë 3-mujore në zyrën e kontabilitetit ‘Die Krone International’. Gjithashtu, Soneda ka marrë pjesë në shkollën verore "Rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së" të organizuar nga Universiteti Luarasi, nga ku ka fituar njohuri rreth ecurisë së procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.  Aktualisht, Soneda është e angazhuar në mbikëqyrjen e menaxhimit financiar të projekteve në zbatim nga EMA. Ajo zotëron njohuri në gjuhën angleze dhe franceze.

Mona Xhexhaj
Hulumtuese e Asociuar

Fillimisht është njohur me punën e EMAs nga Programi i Praktikës në 2012. Është angazhuar fillimisht si Hulumtuese Politikash. Meqënëse puna e Monës është e përqendruar në nxitjen, përfshirjen edhe informimin e aktorëve të ndryshëm të shoqërise civile mbi procesin e integrimit europian dhe përthithjen e fondeve europiane, ka kontribuar si Koordinatore Projektesh në Akademinë e Integrimit Europian dhe Negociatave dhe Konventën e Integrimit Europian, dy iniciativa që synojnë ngritjen e kapaciteteve dhe gjithpërfshirje në kuadër të Integrimit. Po ashtu, Mona ka menaxhuar për disa vite projektet me fokus përfshirjen e rinisë në vendimmarrjen lokale, kombëtare dhe europiane si “Europe Day”, “Të rinjtë si aktor i demokracisë pjesëmarrëse dhe transparencës institucionale”, “Të rinjtë në procese zgjedhore” duke ofruar trajnime, punë monitoruese e hulumtuese si dhe duke siguruar bashkëpunime me institucionet përkatëse. Mona është gjithashtu Kryeredaktore e revistës online EuroSpeak. Është pikë kontakti për projektet Erasmus +. Mona përfaqëson EMAn në iniciativa rajonale si Konventa Rajonale e Integrimit Europian, Procesin e Berlinit- Forumi i Shoqërisë Civile si dhe ndjek nga afër takimet në Komisionin Europian dhe Parlamentin Europian. Në 2017 u diplomua nga Programi i Lidershipit i Këshillit të Europës realizuar nga Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike. Mona zotëron një Diplomë të Shkencave Politikave me fokus Marrëdhenie Ndërkombëtare siguruar nga Universiteti i New York në Tiranë/Empire State College në SHBA në 2013. Gjatë studimeve të saj është angazhuarvullnetarisht në Unionin Studentor të UNYT si Zv.Presidente. Ndërkohë ka përftuar eksperiencat e saj të para të punës nga një program praktike në Ministrinë e Punëve të Jashtme,e gjithashtu nga angazhimi part-time si Koordinatore Trajnimesh dhe Eventesh pranë Institutit Eunacal. Fushat e saj të interesit janë Integrimi Europian dhe Negociatat, Bashkëpunimi rajonal, Përthithja e fondeve IPA, Përfshirja e të rinjve në vendimmarje, Komunikimi, Transparenca dhe Llogaridhënia institucionale. Ajo flet Shqip (gjuha amtare), Anglisht, Italisht, Frëngjisht dhe zotëron njohuri bazike në Gjermanisht dhe Serbisht.

Mimoza Agolli
Studiuese e Asociuar 

Mimoza është një kontribuuese e rëndësishme kryesisht në programin e dimensionit ekonomiko – social të Integrimit Europian të EMA-s. Ajo është diplomuar në 1998 për Menaxhim Turizmi, mban një diplomë Master në shkencat ekonomike dhe menaxhim si dhe një diplomë të studimeve të specializuara pas universitare (DSPU) nga Instituti Agronomik i Mesdheut në Chania, Greqi. Znj. Agolli është duke ndjekur studimet e doktoraturës në ekonomi kuantitative, në Universitetin Christian-Albrecht, në Kiel të Gjermanisë. Ajo ka punuar si studiuese dhe analiste e politikës tregtare në Qendrën Shqiptare për Tregti Ndërkombëtare (ACIT) duke u përqendruar në hulumtimet kuantitative të orientuar mbi politikat tregtare dhe efektin e tyre ekonomik. Znj. Agolli i ka kushtuar vëmendje të veçantë shqyrtimit të zhvillimeve të tregtisë së jashtme dhe alternativave politike për të përmirësuar dhe mbështetur zhvillimet pozitive të trendeve të Tregtisë Ndërkombëtare Shqiptare. Për më tepër, ajo ka qenë konsulente kërkimore në hartimin e raportit të UNDP-s mbi zhvillimin njerëzor të vitit 2008, i cili bën një vlerësim të kapaciteteve humane. Gjatë punës së saj si konsulente, Znj. Agolli ka analizuar procesin kombëtar të buxhetimit rural dhe rëndësinë ekonomike që ky sektor ka në zhvillimin e Shqipërisë. Ajo ka botuar disa publikime, raporte studimore dhe analiza statistikore mbi këtë çështje. Znj. Agolli flet Shqip (gjuha amtare), Anglisht, Italisht, Gjermanisht dhe Greqisht.

Elda Zotaj
Studiuese e Asociuar

Dr. Elda Zotaj është lektore në Departamentin e Shkencave Politike, në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale (Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë, DIND në Punë Sociale), nga Universiteti i Tiranës, Shkolla Pasuniversitare e Studimeve Evropiane (Master të Nivelit të Dytë, MND në Studime Europiane) dhe Universiteti i Tiranës, Instituti i Studimeve Europiane (Doktoratë në Diplomacia dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare të BE). Aktualisht është në pozicionin e Përgjegjëses së Departamentit të Shkencave Politike në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike. Dr. Elda Zotaj është autore e më shumë se dhjetëra publikimeve në revista shkencore në konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e Shkencave Politike. Publikimet e saj, ndër të tjera përfshijnë: “Bashkimi Europian dhe Mekanizmi i Kushtëzimit Demokratik, ndikimi në Vendet e Ballkanit Perëndimor” (2017; Rumani); “Vendet ish-komuniste drejtë demokracisë, një proçes ende i papërfunduar, rasti i Shqipërisë” (2016; Serbi) “Një analizë rreth Politikës Shqiptare dhe ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008” (2013; Itali).

Gentiola Madhi
Studiuese e Asociuar

Gentiola Madhi ka studiuar pranë Kolegjit të Evropës (kampusi i Bryzhit) në programin Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare të BE-së dhe Studime Diplomatike, si dhe pranë Universitetit të Firenze-s në nivelet Bachelor dhe Master në Studime Ndërkombëtare. Në 2011 ajo mbaroi programin vjetor në Studime të Avancuara Evropiane pranë Kolegjit Evropian të Parmës. Znj. Madhi ka një eksperiencë pune të konsiderueshme në sektorin e shoqërisë civile dhe administratwn publike në Shqipëri. Ajo ka qenë Hulumtuese Vizitore pranë EUROPEUM Institute for European Policy në Pragë dhe ka përfituar bursa kërkimore nga Fondacioni Shoqëria e Hapur në Kosovë, Platforma e Think Visegradit dhe nga Institute for European Democrats në Bruksel. Znj. Madhi ka punuar gjithashtu në fushën e bashkëpunimit për zhvillim në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Uganda. Interesat e saj kërkimore përfshijnë bashkëpunimin rajonal, agjenda e konektivitetit, integrimin në BE dhe politizimin. Ajo flet Shqip (gjuha amtare), Anglisht, Italisht, Frëngjisht, Turqisht dhe zotëron njohuri bazike në Spanjisht.

Embro Ahmetaj
Hulumtues i së Drejtës

Embro Ahmetaj ka lindur në qytetin e Gjirokastrës në 16 gusht 1991. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 2014. Ka përfunduar Shkollën e Avokatisë dhe pas përfundimit të studimeve ka punuar si asistent avokat. Në vitin 2015 e në vijim është aktivizuar si asistent lektor në Fakultetin e Drejtësisë Universiteti i Tiranës në kursin e të “Drejtës së Bashkimit Evropian dhe Tregut të Përbashkët” si dhe në “Filozofinë e së Drejtës”. Në angazhimin akademik ka kontribuar me disa shkrime në revista shkencore kombëtare dhe disa konferenca. Embro është angazhuar gjithashtu edhe në projekte të ndryshme në fushën e hartim monitorim legjislacionit dhe proceseve të integrimit evropian. Në vitin 2016, Embro u emërua si nëpunës civil në Avokaturën e Përgjithshme të Shtetit në Zyrën e Përfaqësimit në Gjykatat e Huaja Ndërkombëtare dhe Arbitrazhin Ndërkombëtar, ku është marrë me përgatitjen e komenteve para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe tribunaleve të tjera të arbitrazhit ndërkombëtar. Prej dhjetorit 2018 është titulluar Avokat Shteti në Avokaturën e Përgjithshme të Shtetit në Zyrën e Përfaqësimit pranë Këshillit të Ministrave, ku merret me përfaqësimin ligjor të Këshillit të Ministrave në të gjitha shkallët e gjykimit.

Evis Fico
Eksperte Ligjore dhe e Politikave

Është diplomuar në Drejtësi nga Universiteti Kombëtar dhe Kapodistrian i Athinës dhe në Shkenca Politike në programin Master në ''Studimet e Europës Juglindore'' (në vitin 2005). Ajo ka ndjekur dhe programin e Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike në vitin 2008. Më pas ajo ka kryer një specializim intensiv për ''Drejtësi dhe Ekonomi'' në Shkollën e Drejtësisë në Riga, Letoni, ku u specializua në nivel teorik dhe praktik në 5 module. Me kthimin e saj në Shqipëri prej vitit 2006 ajo u bë pjesë e administratës publike ku ushtroi funksionin publik për 12 vjet radhazi në Shërbimin Kombëtar të Punësimit si drejtuese në fushën e migracionin dhe marrëdhënieve të punës e më pas eksperte e shërbimeve të punësimit. Ajo ka qenë përfaqësuese dhe raportuese e grupit ndërinstitucional të punës tek Komisioni Evropian, lidhur me plotësimin e kritereve dhe detyrave me qëllim liberalizimin e vizave për Shqipërinë. Evis ka spikatur si eksperte në fushat e migracionit, punësimit, të drejtave të njeriut, të drejtave sociale dhe të tjera, jo vetëm në nivel ekzekutiv të zbatimit të politikave të tyre por dhe në atë të hartimit të tyre, si propozuese dhe bashkëpunuese e një sërë ndryshimesh në legjislacion dhe hartimin e strategjive dhe të akteve me rëndësi. Ajo ka eksperienca dhe si hulumtuese, pedagoge dhe së fundmi ushtron profesionin e Avokates, si anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Holta Ymeri
Eksperte Ligjore dhe e Politikave 

Znj. Holta Ymeri është avokate me mbi 8 vjet përvojë intensive në konsulencë ligjore dhe politike. Ajo kombinon arsimin në Europën Perëndimore me një përvojë pune në Shqipëri. Znj. Ymeri u diplomua në vitin 2008 nga Universiteti "La Sapienza" i Romës  në Jurisprudencë dhe LLM në Drejtësi Europiane, u diplomua me medalje nga Shkolla e Drejtësisë në Universitetin e Mastrihtit në vitin 2015. Si avokate shqiptare ajo përfaqëson klientët vendas dhe ndërkombëtarë, këshillon autoritetet publike në projekte sfiduese dhe ka punuar ngushtë me firmat ligjore ndërkombëtare. Si këshilltare ajo është angazhuar në disa projekte të politikave për zhvillim, duke ofruar ekspertizë në fushën e energjisë, mjedisit dhe të drejtave të njeriut. Gjatë studimeve të saj master ajo fitoi njohuri të gjera mbi të Drejtën Europiane dhe veçanërisht fokusuar në mbrojtjen Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe procedurat e ankesave para Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ). Ajo është gjithashtu autore dhe bashkëautore e disa botimeve dhe punimeve. Duke pasur parasysh bashkëpunimin e saj me EMA, ajo ka kontribuar në disa nisma dhe aktivitete të zhvilluara nga EMA me fokus kryesor çështjet mjedisore, legjislacionin dhe mbrojtjen e tij bazuar në standardet dhe kriteret e BE-së, energjinë dhe sigurinë, të drejtat e njeriut etj. Për më tepër, ajo është kryeredaktore e  Revistës Juridike Shqiptare, nismë e ndërmarrë nga EMA, si e vetmja revistë online e fokusuar në çështjet ligjore dhe e publikuar në internet në të dyja gjuhët, shqip dhe anglisht. Holta flet gjuhën shqipe (gjuhë amtare), angleze, italiane dhe ka njohuri bazike të gjuhës turke.

Olta Qejvani
Hulumtuese e së Drejtës

Olta Qejvani është lektore e së Drejtës Europiane në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës që nga viti 2016. Olta në universitet jep kontributin e saj në shumë aktivitete të bazuara në hulumtime në lidhje me ligjin e BE-së, pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrje etj. Ajo ka punuar për 6 vjet me të rinjtë në tri fusha kryesore: shoqëria civile, arena akademike dhe administrata publike. Përvoja e saj në Zyrën e Kryeministrit për rreth tre vjet ka fuqizuar aftësitë e saj për të përmirësuar politikat dhe ligjet për punësimin e të rinjve. Olta është autore e shumë artikujve që kanë të bëjnë me mirëqeverisjen, administratën publike, anëtarësimin shqiptar në BE dhe ligjin e BE-së, si për shembull: “Sfidat aktuale juridike të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë komunitar, si pjesë e rrugëtimit të anëtarësimit në Bashkimin Europian”; “Statusi ligjor i së drejtës komunitare në legjislacionin shqiptar në periudhën e para-anëtarësimit në Bashkimin Europian” etj. Ajo ka realizuar Raportin mbi Situatën e të Drejtave të Njeriut për personat e dënuar me heqje lirie” si rezultat i punës së saj monitoruese në Sistemin Penitenciar Shqiptar; raportin mbi ligjin e ri për referendumet vendore në Shqipëri etj. Olta është diplomuar me rezultate shumë të larta akademike, ku ka fituar Medaljen e Nderit në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Ajo ka përfaqësuar Shqipërinë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Europës, Strasburg, ku projekti i saj u konsiderua si një nga idetë më të mira që i referoheshin pjesëmarrjes së të rinjve në qeverisjen lokale. Ajo ka qenë pjesëmarrëse në disa konferenca lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, si për shembull Konferenca e Tretë Shkencore Kombëtare “Zhvillimet ekonomike dhe juridike në Shqipëri në kuadër të procesit të negocimit për anëtarësim në BE” etj.

Dorina Ndreka
Studiuese e Asociuar

Dr. Dorina Ndreka është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Drejtësisë në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, që prej vitit 2009. Ajo është diplomuar si juriste pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 3. Në vitin 2009 ka përfunduar Masterin Shkencor për Studime Evropiane pranë Universitetit të Tiranës. Zj.Ndreka, është doktoruar pranë Universitetit të Tiranës në të Drejtën Ndërkombëtare Publike, me temë: “Ndikimi i të drejtës evropiane në zhvillimin e të drejtës ndërkombëtare publike”. Që prej vitit 2005 e në vijim ushtron në mënyrë aktive avokatinë për çështje të së drejtës civile dhe administrative. Ka eksperiencë të gjatë në fushën e këshillimit për çështjet e ligjit dhe të së drejtës dhe ekspertizës juridike. Është pjesëmarrëse në një numër të madh konferencash shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe botuese e artikujve shkencorë në Revista shkencore brenda dhe jashtë vendit. Znj. Ndreka ka realizuar gjithashtu disa punime shkencore mbi çështje të ndryshme si politikat e sigurisë së BE-së , Kompensimi i Krimit Civil, Standardet Ndërkombëtare Ligjore mbi Të drejtën e Punësimit etj.

Sajmira Kopani
Hulumtuese e së Drejtës
 

Sajmira Kopani është diplomuar si studente ekselente në programet Bachelor dhe Master Shkencor në të Drejtë Publike, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Gjatë studimeve ajo është aktivizuar si studente Pro Bono pranë Qendrës për Nisma Ligjore Qytetare (CLCI OJF) dhe në Klinikën e Ligjit, duke ofruar ndihmë ligjore dhe kontribuar si kërkuese junior në projekte të ndryshme. Për një vit ajo ka mbajtur pozicionin e Zv. Presidentes për Aktivitetet Akademike pranë degës së organizatës Europiane të Studentëve të Ligjit në Shqipëri (ELSA Albania). Gjatë këtij viti ka qenë Koordinatore Akademike e grupit të kërkimit në temën “Liria e Shprehjes dhe Mbrojtja e Burimeve të Gazetarëve”, ka qenë kërkuese për temën “Të Drejtat Sociale, Masat Shtrënguese dhe Implementimi i tyre- Roli i Kartës Sociale Europiane në Mbrojtjen e Standardeve Sociale Minimale pavarësisht Krizës Ekonomike” dhe gjithashtu ka kontribuar dhe marrë pjesë në disa konferenca, gjyqe simuluese dhe trajnime. Ajo është punësuar si asistente ligjore nga EMA, në korrik të vitit 2016 deri në shtator 2017, ku ka kontribuar në hartimin dhe publikimin e raporteve të ndryshme. Ajo gjatë kësaj periudhe  është e angazhuar si Asistent Pedagoge, me kohë të pjesshme, pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Sajmira është e fokusuar në studimin e thelluar të legjislacionit dhe politikave të Bashkimit Europian. Ajo ka gjithashtu interes të veçantë në të drejtën ndërkombëtare private dhe të drejtat e njeriut. Sajmira flet Shqip (gjuhë amëtare), Anglisht dhe Italisht.

Blerta Hoxha
Studiuese e Asociuar 

Blerta ka mbuluar më parë rolet si studiuese në Këshillin Shqiptar të Marrëdhënieve me Jashtë (KShMJ), asistente në organizatat me qendër në Bruksel “Association for European Performers Organisation (AEPO-ARTIS)" si dhe "European Association for Viewers Interests (EAVI)" në kuadër të programit Leonardo da Vinci. Gjithashtu ajo ka ndjekur një praktikë në Ambasadën Shqiptare në Francë. Znj. Hoxha ka një diplomë universitare në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në 2006, dhe një diplomë Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Integrim Europian (2008) nga Universiteti “Cattolica Sacro Cuore” në Milano. Në qershor 2009, ajo përfundoi studimet Master në fushën e Studime Europiane: Politike dhe Administrative në Kolegjin e Europës, Bryzh. Aktivitetet e saj kërkimore dhe publikimet mbulojnë fushat: e lirisë, sigurisë dhe drejtësisë në BE; zgjerimit të BE drejt Ballkanit Perëndimor; politikat e telekomunikacionit në BE; si dhe marrëdhëniet klienteliste mes Komisionit Europian dhe shoqërisë civile. Ajo flet Shqip (gjuha amtare), Anglisht, Frëngjisht dhe Italisht.

Ines Stasa
Studiuese e Asociuar

Ines u angazhua me EMA-n nëpërmjet një stazhi të organizuar në bashkëpunim me Kuvendin e Shqipërisë. Për shkak të angazhimit të saj aktiv dhe vullnetit të fortë, Inesi u bë pjesë e ekipit tonë. Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës dega Shkenca Politike dhe aktualisht është duke ndjekur studimet Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare. Që nga janari 2011 ajo punon në Shërbimin Kombëtar të Punësimit, pozicion që përkon me fushat e saj të interesit: administratën publike dhe politikë-bërjen. Inesi është autore e tre librave me ese. Libri i fundit titulluar "Suspense", është botuar në bashkëpunim me një nga karikaturistët më të njohur në Shqipëri. Disa nga artikujt e saj janë botuar në median e përditshme elektronike dhe forumet e diskutimit on line - të tilla si gazeta "Shqip" dhe Balkan Web. Ajo flet Shqip (gjuha amtare), Anglisht dhe Italisht.

Borana Shala
Studiuese e asociuar 

Borana Shala ka mbaruar studimet Bachelor në Ekonomi dhe Menaxhim (2010), studimet Master për Studime Europiane dhe Ndërkombëtare dhe në të Drejtën Europiane (2013) në Universitetin e Strasburgut në Francë. Në qershor 2014, ajo përfundoi Masterin e saj të dytë për Studime Politike dhe Administrative Europiane në Kolegjin e Europës në Bruges. Për sa i përket eksperiancave të punës, Borana ka bërë një praktikë në Këshillin e Europës në Strasburg, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në Ministrinë e Integrimit Europian në Shqipëri dhe ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme në Europë dhe më gjerë. Borana gjithashtu ka punuar si gazetare e Dokufest (Festivali i Filmit Dokumentar në Prizren, Kosovë) dhe ka botuar artikuj të ndryshëm në gazetat kryesore të Shqipërisë dhe të Kosovës. Ajo flet gjuhën shqipe (gjuhën amtare), anglishten, frëngjishten dhe italishten.

 

Martina Gllavaj
dhjetor 2024 - në vazhdim

Martina është një studente aktualisht në vitin e tretë të studimeve në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Martina është e angazhuar në organizata të ndryshme, që kanë focus të veçantë kauzat sociale. Si një studente e apasionuar e ligjit, ajo është angazhuar që në vitin e parë të studimeve në Shoqatën Europiane të Studenteve të Drejtësisë (ELSA), në rolin e Drejtueses së Marketingut dhe duke e vazhduar angazhimin si Thesarmbajtëse. Dhe më pas, ka qenë pjesë  në grupe pune për shumë aktivitete të tjera si Kongresi Studentor 3, dhe ka  përfaqësuar organizata të ndryshme në aktivitete jashtë vendit siç është rasti i Regional Student Station në Shkup. Martina ka një  përkushtim të veçantë për të Drejtat e Njeriut, Të Drejtën Penale dhe të Drejtën e BE-se, pasi për të drejtesia, barazia, respektimi dhe sigurimi i ruajtjes së dinjitetit njerëzor janë shtyllat aspiruese prej nga frymëzohet. Martina e sheh mundësin e praktikës pranë EMA si më të mirën e ndërthurjes së edukimit formal me atë joformal, dhe gjen veten dhe tek vizioni i EMA-s.

Sara Zaçaj
shtator - dhjetor 2024

Sara Zaçaj është një studente e shkëlqyer në vitin e katërt të programit të studimit të integruar të drejtësisë, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Sara ka marrë pjesë në mënyrë aktive në disa trajnime të fokusuara në të drejtën dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Mes përvojave të saj më të rëndësishme janë një trajnim tre-ditor mbi Kapitujt 23 dhe 24 të acquis së BE-së, një shkollë verore e përqendruar në pjesëmarrjen e rinisë në procesin e vendimmarrjes, si dhe në Akademinë Profesionale Elita për Administratën Publike. Për më tepër, ajo ka marrë pjesë në Akademinë “Citizen in Charge”, në të cilën ka ndjekur trajnime në lidhje me drejtësinë në Shqipëri dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sara ka fituar përvojë profesionale përmes një praktike katërmujore në zyrën ligjore A.R.S Legal and Financial Services. Gjithashtu, ajo po zhvillon ekspertizën e saj në prokurimin publik përmes angazhimeve në trajnime të ndryshme. Eksperienca që do të fitojë përmes programit të praktikës profesionale në EMA pritet të kontribuojë ndjeshëm në aspiratat e saj profesionale.     

Alexandra Eder
shtator 2024 - në vazhdim 

Alexandra Eder ndjek studimet në vitin e tretë Bachelor në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Menaxhim në Universitetin Teknik të Shkencave të Aplikuara në Regensburg, Gjermani. Rrugëtimi i saj akademik përfshin studime të tjera në Kompetenca Interkulturore, me një fokus të veçantë në Kinë dhe Finlandë. Karakteri gjithëpërfshirës i programit të saj mbulon një gamë të gjerë temash, përfshirë Bashkimin Europian, menaxhimin e krizave, modelet e OKB-së, Ligjin Europian, qeverisjen ndërkombëtare të korporatave dhe ekonominë ndërkombëtare. Kjo kurrikul e pasur me ekskursione dhe sesione trajnimi, i mundëson asaj njohuri praktike në këto fusha. Pasioni i Alexandrës për diplomacinë dhe negociatat u përforcua më tej gjatë programit të saj Erasmus në Universitetin Jagiellonian në Krakovë, Poloni. Atje, ajo mori pjesë në shkëmbime kulturore dhe studioi çështje të lidhura me BE-në, Ballkanin Perëndimor dhe studimet mbi Holokaustin, duke theksuar rëndësinë e një Europe të qëndrueshme dhe demokratike. Studimet mbi Ballkanin patën një vëmendje të veçantë për të, për shkak të origjinës së saj shqiptare dhe tranzicionit historik të integrimit të Shqipërisë në Bashkimi Europian. Për të fituar përvojë të drejtpërdrejtë në këtë kontekst, Alexandra është duke kryer një praktikë në Shqipëri, duke punuar me Departamentet e Integrimit Europian dhe Çështjeve të Jashtme të Parlamentit Shqiptar, si dhe në EMA. Kjo mundësi i lejon asaj të shqyrtojë sfidat dhe përparimet e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, veçanërisht në kalimin e Grupkapitulli I – Themeloret për shtetet kandidate. Ajo është e entuziazmuar për të zbatuar njohuritë e saj akademike e për të kontribuar në mënyrë të dobishme në kërkimin dhe aktivitetet e EMA-s dhe për të bashkëpunuar me shoqërinë civile në këtë proces të rëndësishëm. Flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe gjermane dhe ka njohuri bazike në gjuhën kineze, portugeze dhe spanjolle, pasioni i Alexandrës për gjuhët dhe përvojat interkulturore ka qenë gjithmonë i pranishëm gjatë jetës së saj, duke jetuar jashtë vendit për shumë vite. Në kohën e saj të lirë, asaj i pëlqen të mësojë gjuhë të reja, të eci në natyrë dhe të angazhohet në aktivitete artistike. Një dashamirëse e madhe e kafshëve, ajo është gjithashtu e interesuar në ligjet e të drejtave të kafshëve dhe ruajtjen e faunës së egër.

Ana Çoba

shkurt - maj 2024

Ana Çoba ka përfunduar studimet e nivelit Bachelor në Shkenca Politike pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Aktualisht ajo po kyen studimet në nivelin Master në Universitetin Europian të Tiranës për degën Shkenca Politike me profil në Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh. Gjatë karrierës së saj, Ana ka kryer dy praktika pune për të aplikuar njohuritë e marra gjatë periudhës së studimeve. Në praktikën e punës së saj të parë në Mane TCI, ajo kreu punë të ndryshme duke përfshirë organizimin e skedarëve, hedhjen e të dhënave dhe përditësimi i të dhënave të punonjësve, rregullimin e kontratave në softuerin HRMS, si dhe mbështetje administrative për ekipin e burimeve njerëzore. Ndërkohë gjatë praktikës së saj në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ajo demonstroi aftësi shumë të mira organizative duke menaxhuar dhe organizuar në mënyrë efikase dosjet që lidheshin me çështjet e brendshme të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë. Aftësitë e saj komunikuese dhe të punës në grup u evidentuan teksa ajo bashkëpunoi me studiues të lartë dhe mori pjesë aktive në arritjen e qëllimeve të përbashkëta. Ajo flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, gjuhës angleze, dhe ka njohuri të  gjuhës frënge. Ana është e pajisur me çertifikata për Bazat e Marketingut Dixhital nga Google Digital Garage, dhe zotëron certifikatë për leadershipin, komunikimin në publik dhe ndryshimin nga Albanian University. Ndër hobitë e saj në kohën e lirë janë përvetësimi i gjuhëve të reja të huaja, leximi i librave dhe fotografia.

Elira Sylshabani
dhjetor 2023 - dhjetor 2024

Elira është studente në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, aktualisht ajo studion Shkenca Juridike dhe është në vitin e katërt. Ajo është anëtare në Organizatën e Drejtësisë -Gardianët e të Drejtave të Njeriut që nga shtatori 2023, në shoqatën për Pakicën së Minoritetit Malazez në Shqipëri që nga dhjetori 2023 dhe është anëtare e ELSA Albania për 2 vite tashmë. Elira ka kryer një praktikë dy mujore në Zyrën Ligjore A&S, ku ka studiuar procedurat administrative të çështjeve ligjore si dhe problematikat ligjore që kanë bizneset shqiptare. Elira ka qenë gjithashtu pjesë e aktiviteteve të ndryshme si: Simulimi i Procesit të Vendimmarrjes në Këshillin Bashkiak; Simulimi i Gjyqit Penal dhe gjithashtu  nëCineforum: OJ-Simpson. Së fundi ajo ka qenë pjesë e ekipit organizator, por edhe pjesëmarrëse e Shkollës Dimërore 2023 me temën “Procesi i Harmonizimit Ligjor në Kuadrin e Anëtarësimit në BE: Teknikat dhe Sfidat” organizuar nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në kuadër të projektit EPPAL, si dhe pjesë e Shkollës së Integrimit Europian nga EU Policy Hub. Së fundi, Elira u angazhua në  Kongresin Studentor 2023, dhe është një aktiviste që kontribuon për të Drejtat e Njeriut dhe të Studentëve. Si praktikante te EMA ajo është e gatshme të mësojë sa më shumë në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, të mësojë më shumë për sfidat me të cilat po përballet Shqipëria në këtë proces, për të dhënë sa më shumë kontribut në aktivitete të ndryshme, artikuj dhe hulumtme. Ajo është e gatshme të krijojë ide për aktivitete, shkrime artikujsh dhe tema kërkimore, si dhe ndërlidhjet me organizata dhe studentë të tjerë. Duke qenë se fokusi i saj studimor është “E drejta e Bashkimit Europian”, ajo ndihet shumë e sigurt dhe e emocionuar për këtë rrugëtim të ri.

Mirjon Mulgeci
Shtator - nëntor 2023 

Mirjoni aktualisht po ndjek studimet për drejtësi në Universitetin e Tiranës. Ai filloi të përfshihet në aktivizëm që në gjimnaz ku mori njohuritë e para dhe mësoi rreth rëndësisë së shoqërisë civile. Mirjoni ka qenë pjesë e shumë aktiviteteve rinore me në fokus të drejtat e njeriut ku mund të përmendim trajnimin rreth aplikimit në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut si dhe trajnime të organizuara nga fakulteti mbi lirinë e shprehjes dhe gjuhën e urrejtjes. Mirjoni beson se një nga problematikat më të mëdha në ditët e sotme është aksesi në informacion dhe mënyra se si merret ai, prandaj përpiqet nëpërmjet mënyrave të ndryshme të komunikimit të shpërndajë informacion dhe mundësi për miqtë dhe komunitetin e tij. Mirjonit i pëlqen të udhëtojë, si dhe të lexojë libra dhe të shohë filma historiko-politikë, si dhe ka pasion diplomacinë dhe arkitekturën klasike. Ai ka njohuri të gjuhës angleze dhe italiane.

Xhon Muslli
Korrik - shtator 2023

Xhon Muslli ka përfunduar studimet e larta në Drejtësi pranë Universitetit Europian të Tiranës. Gjatë studimeve, ai është aktivizuar në veprimtari dhe projekte të ndryshme, si dhe ka qenë i zgjedhur si përfaqësues në senatin akademik. Pasi përfundoi studimet me rezultate të kënaqshme, Xhoni u punësua në sektorin publik si specialist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, duke mbështetur punën e zyrës me praktika të ndryshme ligjore në lidhje me pasuritë e paluajtshme në territorin e Korçës. Aktualisht, ai është në përmbyllje të studimeve të nivelit Master Shkencor në të Drejtën Publike pranë Fakultetit të Drejtësisë. Xhoni marrë pjesë në mënyrë të vazhdueshme në konferenca shkencore si dhe trajnime të organizuara brenda fushave të tij të interesit lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, shtetin e së drejtës, misionin social të shtetit, qeverisjen demokratike si dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ai gjithashtu ka qenë pjesëmarrës në edicionin e pestë të konkursit kombëtar "Sipërmarrësit e së nesërmes", që vlerëson aftësitë sipërmarrëse. Që nga viti 2018, Xhoni është pjesë e grupit të vullnetarëve në Bashkinë e Tiranës. Ai ka njohuri të gjuhës angleze dhe italiane, pëlqen sportet aktive dhe ato taktike. 

Ani Lulja
Janar 2023 - Qershor 2023

Ani Lulja po përfundon studimet për “Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare” në Universitetin Epoka. Gjatë vitit të dytë, ajo mori pjesë në një program shkëmbimi në Universitetin e Flensburg, nga ku fitoi eksperiencë ndërkombëtare. Fushat e saj të interesit përfshijnë të drejtat e njeriut, ndërmjetësimin në raste konflikti dhe integrimin europian. Ani ka punuar në sektorin e burimeve njerëzore dhe si koordinatore zyre në një biznes familjar. Ajo ka hobi notin, taekwondo, udhëtimet dhe gatimin duke qenë se ka mbaruar dhe shkollën për kulinari. Ajo flet anglisht dhe ka njohuri të mirë te gjuhës spanjolle.

Bleona Bejleri
Nëntor  2022- Janar 2023

Bleona Bejleri ka përfunduar studimet e larta me bursë të plotë për Shkenca Politike dhe aktualisht po ndjek masterin shkencor për Studime Rajonale Politike, në Universitetin e Tiranës. Gjatë studimeve, ajo ka marrë pjesë në shkolla verore, trajnime dhe aktivitete të cilat lidhen më së shumti me fushën e politikat e BE-së dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Këto eksperienca kanë kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të aftësive të saj teorike dhe praktike. Bashkimi Europian ka qenë gjithmonë një ndër interesat kryesore të Bleonës dhe kjo është dhe një ndër arsyet kryesore që e shtyu atë për qenë pjesë e praktikës. Ajo është e apasionuar pas mësimit të gjuhëve të huaja dhe zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe ka njohuritë bazë të: italishtes, spanjishtes, turqishtes, dhe gjuhës koreane. 

Erina Troka
Shtator 2022- Mars 2023

Erina Troka ka përfunduar studimet e nivelit Bachelor në Drejtësi pranë Universitetit të Tiranës dhe aktualisht është duke përfunduar programin Master në të Drejtën Europiane të Biznesit në Holandë. Gjatë studimeve, ajo ka qenë pjesë e një praktike profesionale në DLL, një kompani financiare ndërkombëtare në Holandë. Erina ishte pjesë e një grupi pune që përgatiti një raport se si rregulloret e reja të BE-së për Financat e Qëndrueshme do të ndikonin në aktivitetet e kësaj kompanie. Detyrat e saj përfshinin analizimin e legjislacionit dhe hartimin e memorandumit ligjor për palët e interesit. Fokusi i Erinës është ndikimi i zhvillimeve teknologjike në shoqërinë tonë dhe se si po përshtatet ligji, veçanërisht në BE dhe Europë. Kjo është një nga arsyet përse Erina zgjodhi të bëhet pjesë e EMA. Gjithashtu, ajo shpreson të shohë nga afër rolin e EMA në procesin e negocimit dhe integrimit të Shqipërisë në BE ndërsa roli i SHCO-ve do të rritet gjatë këtij procesi. Erina flet anglisht, italisht dhe turqisht.

Ana Bojaxhi
Qershor 2022- Gusht 2022

Ana Bojaxhi aktualisht është duke përfunduar studimet bachelor për Arte Liberale në Kolegjin St. John’s College. Ajo ka punuar si nëpunëse për librarinë e kolegjit si dhe për një nga kompanitë më të njohura në botë për kafe, Starbucks. Kështu, Ana ka shumë përvojë në shërbimin ndaj klientit dhe në përballjen me situata të vështira. Para se të shkonte në kolegj, ajo ka punuar për një restorant familjar dhe më pas vendosi të merrte pjesë në diçka më praktike duke iu bashkuar një partie të re politike të quajtur Sfida, ku ndihmoi në zhvillimin e fushatës dhe ishte një nga personat përgjegjës për promovimin në rrjetet sociale. Ana është e gatshme të mësojë dhe e etur për tu përfshirë. Ajo ka dy gjuhë të para, Shqip dhe Anglisht.

Gesjana Halili
Mars 2022- Gusht 2022

Gesjana Halili ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera studimet e nivelit Bachelor, në degën Gjuhë shqipe dhe Letërsi, pranë Universitetit të Elbasanit, Fakulteti i Shkencave Humane. Sapo është diplomuar në nivelin Master në degën Gjuhësi Historike, pranë Universitetit të Tiranës. Gjithashtu, si pjesë e një programi shkëmbimi, ka kryer një semestër pranë Universitetit të La Sapienzas (Itali), Fakulteti i Letersisë dhe Filozofisë. Gesjana ka marrë pjese në trajnime dhe shkolla të ndryshme verore, me fokus Gjuhësinë, shoqerinë, si edhe Intergrimin Europian. Një ndër shkollat verore që ajo ka ndjekur së fundmi me fokus në integrimin europian është “Eutopia 2002-27? Missions and visions of Europe” organizuar nga Qendra Ndërkombëtare e Universitetit të Pésc (Hungari), Fakulteti i Shkencave Humane dhe Sociale, Departamenti i Studimeve Politike dhe Ndërkombëtare. Ajo flet anglisht, italisht dhe gjithashtu ka njohuri të mira të frëngjishtes e të gjermanishtes.

Besjana Lazja
Janar 2022- Mars 2022

Besjana ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master për Sociologji, në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Ajo ka punuar si Koordinatore Projekti për organizatën “Vish këpucët e mia”, që ka në fokus komunitetin Rom në Shqipëri. Gjatë këtij angazhimi, Besjana ka realizuar tre punë kërkimore të lidhura me sfidat e këtij komuniteti në vendin tonë. Gjatë studimeve, ajo ka qenë e angazhuar në trajnime të ndryshme dhe aktivitete me karakter social. Gjithashtu, Besjana ka interes të shtojë njohuritë për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe mënyrat e funksionimit të organizatave të shoqërisë civile në tërësi. Ajo flet anglisht dhe ka njohuri bazike të gjuhës gjermane.

Gladiola Lleshaj
Nëntor 2021 - Mars 2022

Gladiola ka mbaruar studimet Bachelor në Drejtësi pranë universitetit Luarasi dhe është veçanërisht e fokusuar në të drejtën Europiane dhe Ndërkombëtare. Formimi i saj akademik varion nga e drejta tek psikologjia, kujdesi social dhe ndërlidhja e këtyre disiplinave. Përgjatë studimeve të saj, Gladiola ka marrë pjesë në simulime gjyqesh dhe trajnime me fokus të drejtat e njeriut në një nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Si anëtare aktive e UN Youth Association Albania, ajo ka ideuar, koordinuar dhe zbatuar një numër aktivitetesh mbi çështje të ndryshme rinore dhe sfida globale me një fokus në komunitetet lokale. Aktualisht, Gladiola është pjesë e FutureGov Fellows 2021 tek Center for Policy Innovation. Gladiola është një aktiviste e çështjeve të ndryshme sociale, veçanërisht barazisë gjinore dhe e të drejtave të individëve me aftësi ndryshe, duke qënë kështu vullnetare për Fondacionin Down Syndrome Albania. Ajo është e apasionuar pas shkrimit dhe hulumtimit mbi angazhimin qytetar, proceset demokratike dhe politikëbërjen. Gladiola flet anglisht dhe shqip.

Jasna Becker
Tetor 2021- Dhjetor 2021

Jasna është nga Gjermania dhe ka përfunduar Studime Kulturore në 2018 dhe vazhdon masterin në të njëjtën degë. Fusha e saj e interesit qëndron në nismat dhe projektet ndërkulturore. Ajo ka qenë pjesë e bashkëpunimeve të ndryshme gjermano-keniane. Motivimi i saj për të kryer praktikën pranë EMA është njohja me një fushë të orientuar te politikat europiane e cila përfshin komunikimin ndërkulturor dhe koordinimin e disa subjekteve. Jasna flet gjermanisht, anglisht dhe spanjisht.

Isabell Kozlowski
Tetor 2021- Dhjetor 2021

Isabell ka mbaruar studimet bachelor për Antropologji dhe momentalisht po përfundon masterin për Studime Kulturore në Universitetin Leipzig në Gjermani. Duke qenë se fusha e saj e interesit përfshin disa disiplina, fokusin kryesor e ka te migrimi. Gjatë punës me refugjatët dhe integrimin e tyre në Gjermani, interesi i saj për politikat e Bashkimit Europian dhe pasojat e që kanë në procesin e migrimit u shtua. Përmes praktikës tek EMA, ajo synon të shtojë dijet për mekanizmat operues të BE-së dhe të njihet me punën e OJF-ve. Isabell flet gjuhën gjermane, angleze, frënge dhe ka njohur bazë të gjuhes indoneze dhe spanjolle.

Agri Hysenj
Korrik 2021- shtator 2021

Agri është në prag të përfundimit të studimeve në nivelin Bachelor për degën e Studimeve Europiane dhe Juridik në universitetin Osnabrück në Gjermani, dhe planifikon të vazhdojë studimet master për Qeverisje Europiane. Gjate periudhës së studimeve, ai është marrë me mentorimin e studentëve të sapoardhur ndërkombëtarë dhe gjithashtu ka asistuar si përkthyes në qendrën e azilkërkuesve të qytetit të Osnabrück-ut. Gjatë studimeve ka marrë pjesë në dy Modele Simulimi për Institucionet e BE-së me mbështetjen e Agjencisë Federale për Edukim Qytetar në Berlin. Duke qene se fokusi kryesor i studimeve të tij është BE dhe Integrimi Europian, fokus i cili përputhet me misionin e EMA-s, e kanë nxitur atë të bëhet pjesë e saj. Fushat e tij kryesore të interesit janë, të drejtat e punëtorëve, aktivizimi politik në shoqërinë civile, politikat për mbrojtjen e mjedisit dhe gjeopolitika. Ai flet: Shqip, Gjermanisht, Anglisht, Italisht dhe ka njohuri bazë të Spanjishtes.

Marina Pilinçi
Tetor 2020 - Dhjetor 2020
Marina ka mbaruar studimet Bachelor për Drejtësi dhe aktualisht është studente në vitin e dytë të Masterit të së Drejtës Civile dhe Tregtare në Universitetin “Luarasi” , Tiranë. Gjatë studimeve të saj ajo ka shfaqur interes veçanërisht për çështjet që lidhen me Bashkimin Europian . Këto interesa janë vënë në praktikë nëpërmjet pjesëmarrjeve në workshope të ndryshme dhe referime në konferenca studentore lidhur me Bashkimin Europian dhe Integrimin e Shqipërisë. Ajo gjithashtu ka qenë vullnetare në shumë aktivitete duke përmendur Panairin e Europës,Solidarity Action Day Movement In Europe (SAME) dhe projekteve të financuara nga Bashkimi Europian si E-Citizens-Albania in Europe. Marina ka kryer praktika 3 mujore pranë Shkollës së Administratës Publike ( ASPA) si dhe pranë Komisionerit për Mbrojtjen ndaj Diskriminimit. Ajo flet rrjedhshëm gjuhën angleze, gjermane si dhe ka njohuri të mira të gjuhës italiane.

Jonida Zaimi
Tetor 2020 - mars 2021

Jonida sapo ka mbaruar studimet në Universitetin e Tiranës ku përfundoi me sukses studimet e saj Master Shkencor në Administrim Publik, në Fakultetin e Ekonomisë. Gjatë studimeve ajo është përfshirë në praktika të ndryshme dhe aktivitete sociale. Ajo ka treguar përkushtim, sidomos në punë vullnetare dhe aktivizëm për mjedisin.Jonida ka kontribuar në promovimin e platformës buxhetim.al, e cila kishte si qëllim përfshirjen më të madhe të qytetarëve në vendimmarrje, sa i përket zhvillimit urban në disa qytete. Ajo është e interesuar të njohë më shumë ambjentin e OSHC-ve dhe Integrimin e Shqipërisë në BE. Jonida flet Shqip, Anglisht, Italisht dhe gjithashtu ka njohuri bazike të gjuhës spanjolle.

Miga Xhafa

Tetor 2020 - shkurt 2021

Miga Xhafa aktualisht po ndjek studimet e saj në të Drejtën Penale, programin Master Shkencor pranë Universitetit të Tiranës. Ajo ka qenë pjesëmarrëse në disa organizata te ndryshme, aktivitete ku ndër to vecon projektin 3 mujor me teme “The United Nations Convention against Corruption, Global Corruption, Good Governance, Albania, Lebanon and the United States” të realizuar në bashkëpunim nga Washington & Lee University në SHBA, Universitetit të Tiranës dhe La Sagesse University i Lebanit. Në këtë projekt ajo ka prezantuar researche te ndryshme mbi nivelin e korrupsionit në Shqipëri dhe më gjerë. E ndjekur nga vullneti dhe prakticiteti, dëshira për të promovuar të drejtat dhe liritë thelbësore të individit dhe për të qenë më pranë politikave të ndryshme Europiane, paralelisht me studimet e saj është e angazhuar  pranë organizatës European Movement of Albania. Interesat e saj mbeten në fushën e politikave europiane, praktikave dhe jurisprudencës që BE ofron dhe adaptimin e tyre në nivelin kombëtar. Ajo është folëse shumë e mirë e gjuhëve Angleze, Turke si edhe ka njohuri bazike te gjuhes Gjermane.

Burhan Guven
Korrik - tetor 2020

Burhani ka përfunduar studimet universitare në fushën e Administrimit të Biznesit, dega Ekonomi në Kennesaw State University Atlanta, SHBA. Përgjatë kohës së tij të studimeve në Amerikë, ai ka marrë pjesë në shumë aktivitete vullnetare, ku ka kontribuar mbi 80 orë gjatë katër viteve që ka studiuar ciklin bachelor. Burhani, gjatë muajit gusht të vitit 2017 deri në maj të vitit 2018 ka punuar si asistent në departamentin e Ekonomisë në universitetin ku ai studion. Ai aty është marrë me mentorimin e studentëve të tjerë, ndihmë për kurrikulimin mujor të arsimtarëve si dhe asistimin e arsimtarëve me punët e tyre ditore. Muajin e fundit të vitit 2017, ai realizoi dhe një praktikë një-mujore në departamentit e kontabilitetit të kompanisë multi-milion dollarëshe, Marel Inc. që ndodhet në Seattle, Washington. Aty Burhani, u angazhua me krijimin e bilanceve, mbajtjen e faturave si dhe mirëmbajtjen e programeve të kontabilitetit. Përgjatë viteve të fundit si student bachelori, Burhani kreu dhe praktikën në një kompani ndërtimi të quajtur Builderstock e cila ndodhej në Atlanta. Atje asistoi në departamentin e financës ku ndihmonte për detyrat ditore, u angazhua në menaxhimin e projekteve si dhe në studimin e tregut për oferta të reja nga projektet e marra përsipër nga kompania. Vitin e fundit të ciklit bachelor, ai hapi një firmë të tijën ku tregtonte pajisje elektronike të firmës Apple; të cilën e shiti me sukses përpara se të ndahej nga Amerika. Burhani gjithashtu ka qenë pjesë e eventeve të ndryshme me fokus menaxhimin, si dhe analizën e të dhënave të projekteve të ndryshme. Ai flet tre gjuhë, të cilat janë: shqip, anglisht dhe turqisht.

Kristian Lika
Qershor 2020 - gusht 2020

Kristiani ka përfunduar studimet universitare të ciklit bachelor në Sociologji, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës. Përgjatë kësaj kohe, ai ka marrë pjesë në një shkëmbim akademik në Universitetin Alexandru Ioan Cuza, Iasi. Aktualisht, ai po ndjek studime pasuniversitare në fushën e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë Universitetit Epoka. Ai është i interesuar në çështjet e ndryshimeve të proceseve sociale dhe Integrimit Europian të Shqipërisë.Deri më tani, ai është përfshirë në projekte të shumta si vullnetar, praktikant, dhe trajnues në sektorin privat dhe OJQ, në Shqipëri dhe jashtë. Së fundmi, paralelisht me studimet pasuniversitare, është pjesë e programit të “Asistimit të Pedagogëve” të ofruar nga Universiteti Epoka. Ai flet gjuhën Shqipe dhe Angleze.

Kladjola Spahiu

Dhjetor 2019 – mars 2020

Kladjola sapo ka mbaruar sdudimet Bachelor në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Tashmë ajo do të vazhdojë studimet Master Shkencor Civil  në të njëjtin fakultet. Gjatë periudhës së studimeve Bachelor, Kladjola ka pasur mundësinë të jetë pjesë e një programi shkëmbimi semestral në Masaryk University në Çeki, ku zhvilloi mësimin në gjuhën angleze. Pas kësaj eksperience nisi dhe pasioni i saj për të Drejtën Ndërkombëtare dhe të Drejtën  e Bashkimit Europian. Me dëshirën për të zhvilluar njohuritë përtej informacioneve që përmbanin librat akademikë të studimeve ajo u bë pjesë e aktiviteteve, modelve të ndryshme simuluse dhe trajnimeve të ndryshme. Ajo ka qenë pjesë e Shkollës Verore të Saarland University dhe SEELS me tematikë në të drejtën e medias, demokracinë dhe kriteret e procesit të pranimit në Bashkimit Europian. Projekti i saj i fundit ka qenë në bashkëpunim me Washington and Lee University, Fakultetin e Drejtesise, Universiteti  i Tiranës dhe Ministrinë e Drejtësisë në kuadër të Anti-korrupsionit dhe Praktikave më të mira për parandalimin e tij në sektorë kyç. Për realizimin e këtij projekti ajo ka ndjekur klasa të përbashkëta online me studentët e Washington and Lee për temën e korrupsionin dhe praktikat më të mira në Shqipëri dhe në  Bashkimin Europian. Kladjola synon që në të ardhmen të vazhdoj karrierën e saj në fushën e së drejtës ndërkombëtare dhe e shikon praktikën te EMA si një eksperiencë ndihmuese në zgjerimin e njohurive të saj. Ajo flet shqip, anglisht, ka njohuri bazë të gjuhës italiane dhe çeke dhe po zgjeron njohuritë e saj në gjuhën franceze.

Anxhela Mustafai 
Tetor 2019 - janar 2020

Anxhela sapo ka përfunduar studimet master për të Drejtë Publike në Fakultetin e Drejtësisë, Universisti i Tiranës. Gjatë studimeve dhe angazhimit të saj të vazhdueshëm në aktivitete me në fokus të drejtën ndërkombetare ajo zbuloi interesin dhe dëshirën për të mësuar më shumë rreth Bashkimit Europian. Anxhela ka marrë pjesë dy vite radhazi në Modelin Simulues për Institucionet e Bashkimit Europian të organizuar nga EMA, ku për vitin 2019  ajo luajti rolin e komisioneres, duke mbrojtur me profesionalizëm dhe seriozitet interesat e BE-së. Gjatë vitit të parë master ajo nuk u shkëput nga angazhimet në aktivitete dhe ëorkshope në organizata të ndryshme, duke u berë kështu pjesëmarrëse dhe fituese e Akademisë politike 2018 në Tiranë të organizuar nga “Fondacioni Qemal Stafa” për angazhimin e të rinjve në politikbërje dhe trajnimin e lidërve të së ardhmes. Kjo fitore i dha mundësinë të ishte pjesë e delegacionit shqiptar të cilët zhvilluan në Bruksel një vizitë studimore me në fokus institucionet e BE-së. Në këtë vizitë studimore ajo vizitoi të gjitha institucionet e BE-së në Bruksel dhe takoi eurodeputetë të ndryshëm, të cilët ndanë me grupin pjesëmarrës, mendimin e tyre për arritjet e Shqipërisë dhe hapjen e negociatave për tu bërë pjesë e familjes Europiane. Gjithashtu Anxhela ka zhvilluar një praktikë dy mujore në Ministrinë e Drejtësisë, në kabinetin e zv. Ministrit të Drejtësisë, kjo i dha asaj mundësinë të vëzhgonte më nga afër mënyrën e funksionimit dhe politikbërjes në nivel institucional. Aktualisht përvec praktikës te EMA, Anxhela po vazhdon një trajnim një mujor mbi lidershipin dhe profesionin e trajnuesit, kjo në sajë të trajnimit “Training the trainers” nga “Fondacioni Qemal Stafa”. Ajo dëshiron të bëhet një trajnuese e kualifikuar dhe eksperte në fushën ligjore të BE-së por jo vetëm, duke dashur të kontribuojë në procesin e aderimit të Shqipërisë në BE. Anxhela është njohëse e mirë e gjuhëve shqip, anglisht dhe italisht, gjithashtu ka njohuri bazë të spanjishtes.

Klea Xhaferi 
Shtator  -  dhjetor 2019 

Klea sapo ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë, Universitetin e Tiranës. Përgjatë studimeve të saj, ajo zbuloi interesin në fushën e të drejtës ndërkombëtare. Përpara diplomimit, Klea ishte pjesë e një praktike 3 mujore në Gjykatën Administrative të Tiranës dhe tani aspiron të bëhet një profesioniste në bërjen e politikave ndërkombëtare, me qëllim që të ndihmojë sado pak në zhvillimin e vendit. Gjithashtu ajo është duke punuar me një projekt 1 vjeçar në monitorimin e zbatimit të reformës në drejtësi në Shqipëri. Puna e saj konsiston në mbledhjen e të dhënave në terren, analiza statistikore, anketime dhe workshope, të cilat do të paraqiten në raportin përfundimtar të hartuar nga Fakulteti i Drejtësisë.Duke qenë gjithmonë në kërkim të eksperiencave dhe njohurive të reja, ajo e gjen veten të përfshirë dhe në shumë aktivitete ndërkombëtare. Këtë vit ajo ishte pjesë e delegacionit në Modelim Simulues të OKB në Hagë, ku përfaqësoi më së mirë idetë e saj për një rritje ekonomike të qëndrueshme. Pas rikthimit në Shqipëri, Klea u vu në kontakt me rrjetin e EMA-s dhe mundësinë për të qenë pjesë e një Modeli Simulues për Institucionet e BE, ku ajo luajti rolin e një prej Deputetëve të Parlamentit Europian. Pas një pjesëmarrje të suksesshme, asaj ju ofrua një mundësi për të kryer praktikën në zyrat e EMA-s. Duke marrë parasysh interesat dhe aspiratat e saj profesionale, ajo beson se kjo mundësi do ishte shumë e mirë për karrierën e saj në përgjithësi. Klea synon të realizojë studimet master në Studime të Ligjit Europian. Ajo flet shqip, anglisht, frëngjisht dhe ka njohuri bazë të gjuhës italiane.

Haxhire Vezi
Korrik  - shtator 2019

Haxhire Vezi është në prag të diplomimit në nivelin bachelor për drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.Synimi i saj është vazhdimi i studimeve “Master i Shkencave në e Drejtë Publike” në po të njëjtin fakultet. Ajo është njohëse e mirë e gjuhëve Angleze, Italiane dhe Kinezishte. Njohja me EMA-n ka qenë përmes aktiviteteve të zhvilluara nga kjo organizatë,ku dhe mund të veçohet Modeli Simulues i Institucioneve Europiane 2019, ku ajo mbajti rolin e një eurodeputeteje. Dëshira për të qenë pranë politikave publike dhe sidomos atyre të BE-së, misioni dhe EMA në vetvete e shtyn atë për të qenë pjesë e saj. Fushat e saj të interesit janë të drejtat e njeriut, politikat publike dhe aktivizimi në shoqëritë civile. Trajnimet gjithashtu vijojnë rreth këtyre fushave ku pwrmendim “Politeia Summer School for Regional Cooperation” nw Malin e Zi,“Albania towards EU”dhe tw tjera. Për të qenë pjesë e Bashkimit Europian çdo aspekt që kërkon harmonizimin me ligjet dhe praktikat e mira europiane ka rëndësi dhe i duhet kushtuar vëmendja e duhur.Ndërgjegjësimi dhe zhvillimi i vlerave europiane tek njerëzit dhe në fushat politike dhe socio-ekonomike do e bënin akoma më të lehtë qasjen ndaj asaj rruge!

Irsid Gjondedaj
Prill - korrik 2019

Irsidi është në vitin e tretë të studimeve në nivel bachelor për degën Administrim dhe Politika Sociale në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës. Gjatë vitit të kaluar (2018), ai mbulonte pozicionin e praktikantit në “Civil Rights Defenders”, organizatë suedeze me seli në Tiranë e fokusuar në të drejtat civile dhe politike. Gjatë kësaj periudhe ai kreu me sukses dhe trajnimin 9 javor të “Shkollës së Mbrojtësve të të Drejtave të Njeriut”. Më herët, Irsidi ka qenë pjesë e “KEPASS”, një projekt binjakëzimi mes studentëve të shteteve fqinje. Gjatë kësaj periudhe tre mujore, ai mori pjesë në Model United Nations, e cila organizohej nga institucioni pritës i projektit të mobilitetit të studentëve në Itali. Momentalisht, Irsidi kontribuon dhe si vullnetar në organizatën rinore “United Nations Youth Association Albania” me fokus plotësimin e 17 Sustainable Development Goals si objektivat për t’u përmbushur për një të ardhme më të mirë. Fushat e tij të interesit janë aktivizmi në shoqërinë civile dhe të drejtat e njeriut. Irsidi zotëron gjuhën angleze dhe italiane dhe synon kryerjen e studimeve master në fushën e komunikimit për ndryshime sociale.

Jola Frashëri
Tetor 2018 - Maj 2019

Jola sapo është diplomuar nga Universiteti i Tiranës Fakulteti i Drejtësisë në nivelin Bachelor, ajo gjithashtu zotëron edhe një diplomë bachelor në Financë nga i njëjti universitet.
Që në vitin e saj të pare të shkollës ajo ka qënë pjesë e “Rrjetit të Studentvë Ekselentë”. Gjatë studimeve ajo ka qënë pjesë, përafërsisht një vit, e organizatës joqeveritare “Qëndra Për nisma Ligjore dhe Qytetare” e cila ofron ndihmë ligjore falas grave të dhunuara dhe të trafikuara. Përgjatë nëntë javëve, Jola ka qënë pjesë e “Shkollës per Të Drejtat e Njeriut Tiranë” organizuar nga Civil Rights Defenders. Në këtë shkollë ajo ka arritur objektivat e saj personal duke qartësuar vlerat, ndryshuar qëndrimin, duke zhvilluar solidaritetin dhe aftësitë për avokim dhe veprim, si analizimi i situatave në të drejtat e njeriut dhe gjetja e strategjive për përgjigjet e duhura ndaj padrejtësive.
Gjithashtu, ajo si pjesë e organizateve rinore në vend, ka iniciuar dhe organizuar disa seminare me fokus të rinjtë për të rritur pjesmarrjen e tyre sociale dhe politike.
Momentalisht ajo ka interes në fushën e të drejtave të njeriut veçanërisht për të miturit dhe grate, edhe synon të specializohet në të ardhmen në fushën e krimit ekonomik.
Jola flet shqip, anglisht, frëngjisht dhe ka njohuri fillestare të gjuhës gjermane.

Loriana Bara
Shtator 2018 - prill 2019

Loriana sapo ka përfunduar studimet Bachelor në Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’ Durrës në Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike, Dega Drejtësi. Tashmë ajo është në pritje të vazhdimit të studimeve Master. Njohja e saj me EMA-n dhe aktivitetet e kësaj të fundit fillojnë me Modelin e Simulimit të Institucioneve të BE-së 2018. Aktivitet në të cilin u certifikua si interpretimi më i mirë në pozicionin e Komisioneres. Kjo gjë e stimuloi të kuptonte më tej rolin e saj si “World Citzen” , ashtu si dhe aspiratat e saj për të qenë pjesë e ligjbërësve, duke i dhënë shtysë për të vazhduar praktikën në zyrat e EMA-së. Për të, është tepër i rëndësishëm orientimi dhe krijimi i mundësive të reja ligjore për çdo qytetar në mënyrë që rreth tyre të krijohet një barrierë mbrojtëse lidhur me kërcënimet e jashtme të çdo sistemi të mundshëm politiko-shtetëror .Mbrojtja e të drejtave të njeriut, sigurimi i këtyre të fundit, krijimi i mjeteve të reja ligjore si dhe krijimi i një sistemi ligjor të pavarur nga kapjet politike janë pikësynime për të si juriste e ardhshme. Përveç kësaj ,Interesi i saj është i lidhur ngushtë me ndryshimet dhe plotësimin e boshllëqeve ligjore në Republikën e Shqipërisë, dhe të qënurit praktikante në ambientet e EMA-së e bën atë të kuptoj më në brendësi raportin mes BE dhe Shqipërisë në mënyrë që të krijojë një ide të qartë lidhur me gjendjen në të cilën ne jemi sot dhe atë çfarë duhet të bëj ajo ndryshe në një të ardhme jo të largët. Loriana është njohëse e mirë e gjuhës shqipe, angleze, italiane si dhe ka studiuar atë gjermane.

Lorenca Bejko
Korrik - shtator 2018

Lorenca është studente e sapo diplomuar nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti Tiranës në studimet Master në e Drejtë Penale. Ndërkaq do të vijoj studimet pas universitare në ‘Universite Grenoble Alpes’ për studime ligjore, në Francë. Përveçse praktikante e EMA-s, Lorenca është asistente ligjore me kohë të pjesshme pranë kompanisë Atlantik Sh.A.. Ajo ka qenë pjesëmarrëse në një sërë aktivitetesh dhe programesh shkëmbimi brenda dhe jashtë vendit, me fokus jurisprudencën, lidershipin dhe promovimin e demokracisë. Lorenca  gjithashtu është  angazhuar prej 6 vitesh në nisma të lidhura me vullnetarizmin dhe jetën sociale në komunitet, si aktiviste e Kryqit të Kuq Shqiptar, Albanian Cap Project, New Vision, Aiesec. Ajo është oficere për publikun dhe koordinimin e sesioneve informuese të Këshillit Rinor të Ballkanit. Gjithashtu prej një periudhe 3 mujore Lorenca është dhe koordinatore projektesh tek  Qendra Konsumatori Shqiptar. Gjate kohës kur ishte studente e Bachelorit për rreth 6 muaj ishte autore e artikujve te ndryshëm për Revistën Juridike online “Albanian Law Review”. Jashtë jetës studentore, Lorenca ka pasion poezinë dhe letërsinë, ku është botuese e dy librave poetikë. Ajo shkruan artikuj në mënyrë të vazhdueshme në gazetën ”Telegraf”. Fushat e saj të interesit përfshijnë letërsinë ,vullnetarizmin ,mbrojtjen e mjedisit dhe ekologjinë, të drejtat humane, diplomacinë, të folurit në publik, Lidershipin dhe Shkencat Penale. Ajo flet gjuhen amtare,angleze,spanjolle,dhe njohuri bazike te italishtes dhe gjuhes kroate.

Aleksandra Luca

Qershor - korrik 2018

Aleksandra Luca është studente e vitit të dytë në Programin e Avancuar në Universitetin e Michiganit, një ndër universitetet më prestigjioze amerikane, i cili për vitin e tretë radhazi renditet në vend të parë si Universiteti më i mirë shtetëror në SHBA. Aleksandra studion në nivelin Bachelor për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe planifikon të vazhdoj studimet master për Drejtësi, si dhe të mbroj Doktoraturën në këtë fushë. Përveç studimit në Universitetin e Michiganit, Aleksandra aktivizohet edhe në Shoqatën Studentore të Shkencave Politike e cila i ofron perspektiva dhe mundësi të reja në fushën e shkencave politike. Ajo është e angazhuar dhe pranë Shoqatës së Studentëve Shqiptaro -Amerikanë, ku është përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun. Kjo Shoqatë ka në fokus të saj bashkimin e të gjithë studentëve me të njëjtën origjinë dhe kulturë, duke ofruar mundësi dhe hapësira për angazhime dhe kontribute në komunitet. Jashtë jetës studentore, Aleksandra ka pasion Modelingun që e ka ushtruar që 11 vjeçe dhe Aktrimin, ushtruar që në moshën 10 vjeçare me një sërë rolesh në teatër dhe kinematografi, ku për tu përmendur janë seriali “I Declare War” dhe së fundmi një rol në filmin 'Bennett's Song' i cili ka fituar disa çmime në festivale të ndryshme brenda dhe jashtë SHBA. Në këtë rol Aleksandra ka mundësi të prezantoj origjinën e saj shqiptare, Shqipërinë dhe shqiptarët. Fushat e saj të interesit momentalisht përfshijnë modelet e zgjidhjes pas-konflikteve dhe të drejtat e njeriut . Ajo flet gjuhën Shqipe (gjuhë e parë), gjuhën angleze dhe spanjishten.

Enea Sheqi
Mars - gusht 2018

Enea ka përfunduar studimet Bachelor pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Aktualisht është në përfundim të studimeve Master i Shkencave në të Drejtë Civile pranë të njëjtit universitet. Gjatë studimeve është angazhuar në shumë trajnime dhe workshope, në të drejtat e njeriut, të drejtën europiane, të drejtën e biznesit dhe atë familjare. Ai ka marrë pjesë në një trajnim dy mujor të organizuar nga prezenca e OSBE në Shqipëri si dhe është vlerësuar me çmimin për performancën më të mirë gjatë Modelit Simulues të Institucioneve të BE 2017 të organizuar nga EMA. Ai ka qenë i angazhuar në disa konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare të organizuara nga Universiteti i Tiranës me Universitetin e La Sapienza dhe ka referuar me temat: “Ndikimi i të drejtave të njeriut në të drejtën private” dhe “Marrja dhe përdorimi i kampionëve biologjikë. Të rejat dhe risitë e Kodit të  Procedurës Penale”. Ai shfaq interes lidhur me të drejtën europiane, të drejtën civile dhe të drejtën private europiane. Njeh gjuhën shqipe (gjuhë amtare), angleze dhe frënge, si dhe ka njohuri bazike të gjuhës italiane.

Nikol Likja
Mars - korrik 2018  

Nikol aktualisht po përfundon vitin e fundit të studimeve Bachelor për Administrim Biznesi në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Gjatë studimeve të saj ka punuar si përkthyese dhe asistente për Vëzhguesit Afatshkurtër nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE / ODIHR) gjatë zgjedhjeve lokale dhe parlamentare (2015, 2017) në Qarkun e Durrësit. Ajo gjithashtu ka një eksperiencë si anketuese e të dhënave për Institutin Shqiptar të Statistikave (INSTAT) për bizneset lokale në Qarkun e Durrësit. Kontributi i saj vullnetar kryesisht përbëhet nga përkthimet për TED Open Translation në gjuhën Shqipe, Angleze ose Italiane dhe anëtarësimi i saj në AIESEC Albania. Ndërsa ishte e angazhuar me AIESEC Albania, ajo kontriboi në fushën e marketingut për Departamentin e Shkëmbimeve të vullnetarëve hyrës. Punimet e saj përbëjnë materiale promovuese për programet e vullnetarëve globalë dhe videot promocionale për projektet e shkëmbimit të vitit 2017. Nikol ishte pjesë e Komitetit Organizativ për YouthSpeak, me temë "Punë e denjë dhe rritje ekonomike", mbështetur nga AIESEC Albania , OKB në Shqipëri dhe EasyPay Albania. Puna e saj konsistoi në përgatitjen e materialeve për sondazhin dhe eventin e YouthSpeak, redaktore për fotografitë, videografe dhe redaktore e videos Youthspeak, fotografe gjatë konferencës. Fushat e saj të interesit janë: Barazia Gjinore, Të Drejtat e Njeriut, Studimet Europiane, Menaxhimi i Projekteve dhe Marketingu. Ajo flet gjuhën shqipe (gjuhën amtare), gjuhën angleze dhe italishten.

Aureliano Ulndreaj
Shkurt 2018 – prill 2018

Aureliano është  diplomuar në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë në nivel Bachelor, në fushën Shkenca Politike / Marrëdhënie Ndërkombëtare. Gjatë studimeve universitare ai ishte pjesë e një projekti kërkimor i departamentit tw Shkencave Politike te UNYT-it në rolin si asistent hulumtues, për punimin me fokus marrëdhëniet historike në rajonin e Ballkanit. Ai për një periudhë gjashtë mujore ka zhvilluar praktikën në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në Departamentin e Akademisë Diplomatike me përgjegjësinë kryesore asistimin në procesin organizativ të konferencave që zhvilloheshin në mjediset e MEPJ-s. Interesat kërkimore akademike të Aurelianos përqendrohen në fusha si zgjerimi i BE-së, Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, Teoritë Politike dhe Historia. Gjuhët që Aureliano njeh janë: gjuha shqipe (gjuha amtare), anglishtja dhe greqishtja.

Eriona Prençi 

Dhjetor 2017 - Mars 2018

Eriona ka mbaruar studimet Bachelor në Drejtësi pranë Universitetit të Tiranës, aktualisht ka aplikuar në disa universitete në Europë për të ndjekur studimet pas-universitare në Master Shkencor me Fokus në të Drejtën Europiane dhe të Drejtën Financiare. Së fundmi, ajo ka patur një eksperiencë si praktikante pranë departamentit ligjor te “Dega e Thesarit Tiranë” për një periudhë tre mujore që tregon edhe një herë fokusin e saj në të Drejtën Financiare. Eriona është një studente aktive që ka kontribuar si në organizimin dhe pjesëmarrjen në një serë konferencash e trajnimesh, si “Institucioni Alb Shkenca” ku ka qënë përgjegjëse për organizimin e takimit të IX ndërkombëtar mbajtur në Tiranë; “Komiteti Shqiptar i Helsinkit” e autorizuar si vëzhguese afatgjatë e zgjedhjeve parlamentare; “OSCE Presence in Albania” ku ka përfunduar me sukses trajnimin mbi teknikat legjislative dhe kosultimin publik. Gjithashtu është pjesë e grupit përfaqësues të Shqipërisë në kompeticionin europian më të madh mbi Gjyqet Simulues European Human Rights Moot Court Competition ku Raundi Final zhvillohet në Strasbourg, në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Fushat në të cilat Eriona ka interes janë: E Drejta Financiare, E Drejta Europiane, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe të Drejtat e Njeriut. Gjuhët që ajo zotëron janë: Shqipja (gjuha amtare), Anglishtja, Frëngjishtja dhe Turqishtja.

Kira Miraj
Shtator - Dhjetor 2017 

Kira ka mbaruar Masterin për Komunikim Ndërkulturor dhe Turistik në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Tiranë pas pas përfundimit të programit 3 vjeçar Bachelor ,dega Spanjisht. Gjatë periudhës prill-korrik 2017, është angazhuar në një praktikë profesionale 3-mujore tek “Radio-Televizioni Shqiptar”. Së fundmi, ka marrë pjesë si vullnetare në Edicionin e 8- të Bienales “Mediterranea 18” Tiranë, në rolin e përkthyeses së gjuhës spanjolle. Meqënëse për Kirën përbëjnë interes çështjet e barazisë gjinore, është përfshirë në një trajnim dy-javor në Kosovë fokusuar në këtë tematikë. Fushat e interesit janë: Dialogu Ndërkulturor, Marrëdhëniet Ndërkombëtare, të Drejtat e Njeriut me fokus Barazinë Gjinore. Gjuhët e zotëruara janë: Shqip (Gjuhë Amtare), Anglisht, Italisht dhe Spanjisht.

Klobeta Zylyfi
Qershor – Shtator 2017

Klobeta Zylyfi është në përfundim të Masterit Shkencor Penal, pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Ajo e ka mbaruar ciklin e parë të studimeve po në këtë fakultet me rezultate të larta.

Fushat e saj të interesit janë e Drejta Europiane, e Drejta Penale dhe të Drejtat e Njeriut. Gjatë studimeve ajo ka pasur mundësinë të realizoj një praktikë profesionale në një Studio Ligjore në Tiranë. Prej disa muajsh ajo është e angazhuar pranë Qendrës ALTRI mbi informimin e qytetarëve lidhur me procesin e vetingut (vlerësimit) dhe rolin e tyre në këtë proces. Klobeta ka marre pjesë në shumë aktivitete të organizuara nga Rrjeti i Informimit të Bashkimit Europian në Shqipëri të fokusuara në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe u dallua me performancën e saj si eurodeputete në Modelin e Simulimit të Institucioneve të BE-së, organizuar nga EMA. Fenomeni i korrupsionit është tema që ajo shfaq më shumë interes dhe po studion së fundmi.

Klobeta flet Shqip (gjuhë anëtare), Anglisht dhe Italisht.

Hana Berishaj
Qershor - Korrik 2017

Hana studion për Shkenca Politike dhe Siguri Ndërkombëtare, me dëshirën për tu specializuar në Studime Islamike. Ajo është pjesë e programit të Asistencës të Refugjatëve të Miçiganit,ku detyra kryesore e saj është të studiojë politikat, analizojë opinionet dhe të rrisë ndërgjegjësimin për çdo grup. Hana gjithashtu është Zv. Presidente e Organizatës së Studentëve Shqiptaro-Amerikan, me anë të cilës synohet të krijohet një lidhje me origjinën e tyre nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme. Gjate vitit të fundit, Hana ka punuar pë qendrën Weiser për Studimet Europiane dhe Euroaziatike, ku ka mrrë pjesë në mënyrë aktive në koordinimin dhe menaxhimin e projekteve.
Fushat e saj kryesore të interesit përfshijnë: rezolutat post-kofliktuale, zhvillimin e shoqërisë dhe siguria kombëtare.
Hana flet: Anglisht (gjuha e lindjes), Gjermanisht dhe pak Shqip.

Heraldo Panozaqi
Maj - Gusht 2017

Heraldo Panozaqi ka mbaruar programin tri-vjeçar, bachelor, në Fakultetin e Drejtësisë me rezultate shumë të mira. Aktualisht është në përfundim të Masterit Shkencor Civil me mesatare mbi 9.00.

Pjesëmarrës i disa shkollave dhe trajnimeve si: Shkolla dimërore në Tushemisht, “Future Leaders”, Leadership Tournament si dhe inteship te Komisioneri për Mbrojtjen ndaj Diskriminimit.

Heraldo ka mbajtur poste drejtuese për përgatitjen e Seminarëve dhe konferencave në dy organizata studentore si: Rrjeti i Studentëve Ekselentë, Tiranë (NES) dhe Shoqata e Studentëve të Drejtësisë në Shqipëri (ELSA)

Fushat e tij të interesit janë: E Drejta Civile, Të Drejtat e Njeriut, Bashkimi Europian. Gjuhët e folura janë: Shqip (gjuha amtare), Anglisht dhe Italisht

Ina Shënplaku
Shkurt - Maj 2017

Ina Shënplaku është studente e vitit të tretë në Fakultetin e Drejtësisë,në Universitetin e Tiranës. Që prej dy vitesh mban titullin “Ambasadore e Paqes per të Rinjtë” dhe ka qënë perfaqësuese e juristëve të rinj në “Unionin e Bashkuar të Drejtësisë” mbajtur në Brazil në 2015. Ina është aktivizuar gjithmonë në konferenca,trajnime dhe organizata të ndryshme si “Junior Achievment Alumni” , "Aiesec Leadership Tournament”, “25 years Post-Communism”, “E drejta e migrimit” dhe “Reforma në drejtësi në raport me Integrimin Europian të Shqipërisë”. Së fundmi është anëtare e “Elsa Albania” dhe vazhdon të jetë pjesë e sherbimit komunitar në qendrën “Balashe” dhe në atë të “Mbrojtjes së grave nga dhuna” . Fushat në të cilat Ina ka interes janë: E Drejta Europiane, E Drejta e Biznesit, Të Drejtat e Njeriut, Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Migracioni. Gjuhët që ajo zotëron janë: Shqipja (gjuha amtare), Anglishtja dhe Italishtja.

Albi Çela
Janar - Maj 2017

Albi Çela ka mbaruar studimet në Drejtësi pranë Universitetit Hëna e Plotë Bedër në Tiranë, ku aktualisht po ndjek dhe studimet pas-universitare në Master Shkencor me Fokus në të Drejtën Ndërkombëtare. Albi ka qenë një student aktiv gjatë viteve të studimeve duke kontribuar dhe duke marrë pjesë në disa konferenca, trajnime dhe shkolla verore, si “Individi, Shoqëria dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm: Nga Globalizim në Glokalizim”, “Shkolla Verore Sistemi Europian i Mbrojtjes të së Drejtave të Njeriut”, “Konferenca e Parë Kombëtare për Studentet”, “Simpozium Kundër Korrupsionit,  Sytë drejt së Ardhmes”. Për tre vite me rradhë, ai ka qënë pjesëmarrës në Philip C. Jessup International Law Moot Court Competitioni zhvilluar në Washington D.C dhe Vienë, ku ka përfaqësuar Shqipërinë në kompeticionin ndërkombëtar më të madh mbi Gjyqet Simuluese. Së fundmi ai ka patur një eksperiencë si praktikant pranë Gjykatës së Shkallës së parë në Tiranë për një periudhë dy mujore.

Fushat në të cilat Albi ka interes janë, E Drejta Europiane, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe të Drejtat e Njeriut.

Gjuhët që ai zotëron janë , Shqipja (gjuha amtare), Anglishtja,Italishtja dhe Turqishtja.

Inva Nela
Shtator - Shkurt 2017

Inva Nela është studente në vitin e tretë në nivelin Bachelor në departamentin e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Epoka. Ajo është bërë pjesë e një programi shkëmbimi në Universitetin Teknik të Talinit në Estoni, ku dhe ka përfunduar simestrin e saj të tretë akademik. Ajo ka marrë pjesë në disa aktivitete me karakter akademik dhe social të tilla si : Aktivizimi ndaj Dhunës së Gruas, Seminar Trajnimi nga Universiteti i Oksfordit për Sigurinë Kibernetike, si dhe ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme si; INTOBEPS 2 në Turqi, World Lumen Congress 2016 në Romani dhe CEU Undergraduate Conference në Hungari.

Inva ka qënë edhe më parë praktikante në sektorin e OJF-ve, si dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Fushat e saj të interesit janë: Studime Europiane, Integrimi Europian, Studime të Sigurisë, Të drejtat e Njeriut dhe Fuqizimi i Rolit të Gruas në Shoqëri.

Gjuhët që ajo zotëron janë: Shqip (gjuha amtare), Anglisht, Spanjisht, Turqisht dhe Italisht.

Keti Kalaja
Shtator – Dhjetor 2016

Keti ka mbaruar studimet bachelor në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës dhe së shpejti do të ndjekë studimet në Master Shkencor në të Drejtën Civile. Asaj i intereson E Drejta Europiane, Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Qeverisje. Keti ka marrë pjesë në konferenca, takime, workshope dhe seminare në lidhje me ligjin dhe zhvillimet sociale, si dhe nëpër seanca gjyqësore në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, Gjykatën e Apelit Tiranë dhe Gjykatën Administrative. Ajo ka kontribuar tek Kryqi i Kuq Shqiptar. Ka ndjekur Akademinë mbi Administrimin Publik.

Keti flet shqip (gjuha amtare), anglisht, frengjisht, italisht dhe greqisht.

Lorina Misku                      
April 2015- December 2015

Lorina Misku is recently pursuing her studies in Master of Science in Public Law at the University of Tirana. She is currently engaged in an Internship at Albanian School of Public Administration. She has contributed as a volunteer at Open Mind Spectrum Albania/ YHRI Foundation, and contributed as an activist at JUST project, USAID program for strengthening the justice system in Albania. Also, she participated in a training course within EU youth programs for non-formal education, protection and integrity of disabled people rights, held in Romania. She is interested in Public and Administrative law, and Human Rights field. Lorina speaks Albanian (mother tongue), English and Italian.

Dea Elmasllari
April 2015- June 2015

Dea Elmasllari is a final year student in her Bachelor studies in Political Sciences and International Relations at Epoka University. During her studies she completed two internships: in Bank Asya Headquarters, Istanbul and the other one in the Local Municipality of Pogradec, where she developed her political background related to public administration and public policies. Her main interests in her field of study are International Relations, European Foreign Affairs and European Integration. She speaks Albanian (mother tongue), English, Turkish, Italian and French.

Romena Qamo
January 2015 - March 2015

Romena Qamo holds a Bachelor degree in Law from University of Tirana, and since November 2013 she attends Master of Science in Public Law. Two years ago, she had successfully completed an an Internship about Innovative Business projects organized by Protik and AIDA. In the Essay Writing Competition 2014 organized by EMA, Romena’s work was selected as top 3, and she was granted the possibility to present her Essay at the Conference “Legal and Institutional Development within the framework of SAA commitments”. Two years ago, she had successfully completed an Internship about Innovative Business projects organized by Protik and AIDA.

She is interested in public law and human rights. She speaks Albanian( mother tongue),  Italian and English.

Klau Ogrenaj
January 2015 - March 2015

Klau Ogrenaj holds a Bachelor degree in Law from University of Tirana, and since November 2014 she attends Master of Science in Criminal Law. She currently volunteers at the Center for Legal and Civic Initiatives. For three years, she was Coordinator in a Youth Center in Korca, in projects funded by the Albanian government in collaboration with UNICEF. She is interested in criminal law and human rights. She speak Albanian (mother tongue), English and Italian

Alba Aliaj
September - November 2014

Alba holds a bachelor degree in Law from University of Tirana and by November she will attend Master of Science in Criminal Law. During her studies she had the opportunity to complete an internship at DM Consulting Services and two Professional Internships as a Legal Assistant in a law firm and in a public notary, near Tirana District Court, Albania. She holds the position as an Officer at Department of Academic and Career Preparation at Network of Excellent Students, University of Tirana.

Her fields of interest touch upon: Criminal Law, International Security, Defense Policy, European Foreign and Security Policy, Foreign Policy Analysis, Safety Studies, Law Enforcement etc.She speaks Albanian (mother tongue), English, Italian, French and Spanish.

Javier López Prol
July 2014- September 2014

Javier graduated in Business Management in the University of A Coruña (UDC) and Corvinus University of Budapest, and Law in the UDC. He holds a Master in International and Development Economics by the Complutense University of Madrid, and is currently doing a PhD in Economics in the University of Graz. He has been working at IGADI (Galician Institute for Analysis and Documentation) and at the Galician Fund for Cooperation and Solidarity. Currently he is working at the Wegener Center for Climate and Global Change.

At EMA, he has carried out a research about economic convergence between Albania and the European Union, which was published in the journal "Euro Economica" in December. He speaks Galician and Spanish (mother tongues), English and Portuguese.

Donald Tafilaj
June 2014 - August 2014

Donald Tafilaj is a bachelor graduate in the Faculty of Law, University of Tirana and currently  continuing studies in Master of Science in Public Law in the University of Tirana. He is very interested in International Relations and Human Rights. Donald have been attending several conferences and meetings of both national and international level in Albania and other countries. Within its experiences and studies, he is pursuing his dream to become a well-known actor in the International Environment. He speaks fluently Albanian, English and Italian.

Rina Limoni
June- September 2012

Rina holds a bachelor degree in International Relations and Politics from London Metropolitan University and a master degree in European Studies from Kings College London. During her master studies, Rina had the opportunity to complete research covering integration towards EU and its foreign and security policy. Both, her bachelor and master degree consulted the European Foreign Policy towards the Western Balkans (in different periods of time).

Currently, she is working on her PhD proposal, with a focus on political science. Her fields of interest touch upon: European foreign and security policy towards its Eastern and South Eastern neighbours, foreign policy analysis, international security, as well as EU-China relations. She speaks Albanian (mother tongue), German and English.

Odeta Berberi
July - August 2011

Odeta holds a degree (3+2) in International Relations from Perugia University and a Master degree in Business Ethics from University of Siena. Currently she is writing her master thesis on the "right to health approach" to peace building in divided societies: the case of Kosovo in the framework of the European Regional Master in Democracy and Human Rights in South East Europe (University of Bologna and Sarajevo joint degree).

She has completed an internship at the Human Rights Centre (University of Prishtina), focusing on research under the project "The Health Insurance in Kosovo: a denied right" and contributed in the project implementation at the NGO "Voice of Roma". Her fields of interest touch upon: Human Rights, International Relations and European Integration. She speaks Albanian (mother tongue), English and Italian.