Krimi Kibernetik si një kërcënim në nivel europian, korrik 2026

Në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian (NCEI), pranë Grupit të Punës për Kapitullin 24 – Drejtësia, Liria dhe Siguria, European Movement Albania (EMA) dhe Slovak Foreign Policy Association (SFPA), me mbështetjen e Bashkimit Europian, ka përgatitur këtë manual me kontributin e një eksperti nga Sllovakia.

Manuali trajton krimin kibernetik si një sfidë europiane, duke prezantuar kuadrin ligjor të BE-së dhe rreziqet kryesore në mjedisin dixhital, përfshirë mashtrimet online, abuzimin dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve në internet, radikalizimin online, përmbajtjet e lidhura me terrorizmin, si dhe kërcënimet që lidhen me platformat dixhitale dhe rrjetet sociale. Vëmendje e veçantë i kushtohet forcimit të kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile, ekspertëve, komunitetit  dhe strukturave ligjzbatuese, përfshirë Policinë, për të kuptuar, parandaluar dhe adresuar më efektivisht krimin kibernetik. Publikimi shërben si një burim praktik për përballimin e kërcënimeve digjitale, me theks të veçantë te mbrojtja e fëmijëve dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet aktorëve përkatës në Shqipëri.

 

Krimi Kibernetik si një kërcënim në nivel europian – Robert Bohunicky

***

*Ky material është prodhuar në kuadër të projektit “Ndërtimi i Partneritetit mbi Çështjet Themelore: Fuqizimi i OSHC-ve për procesin e anëtarësimit në BE”, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Lëvizjes Europiane në Shqipëri dhe autorëve, dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet dhe qëndrimet e Bashkimit Evropian.

Projekti “Ndërtimi i Partneritetit mbi Çështjet Themelore: Fuqizimi i OSHC-ve për procesin e anëtarësimit në BE”, po zbatohet nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) me mbështetjen financiaretë Bashkimit Evropian – IPA Civil Society Facility and Media 2021, në bashkëpunim me Akademinë e Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN), Slovak Foreign Policy Association (SFPA) dhe Qendrën për Transparencë dhe Informim të Lirë (CTFI).