Raport monitorimi mbi procesin e liberalizimit të vizave me Shqiperinë – Cfarë duhet të presim?, maj 2010

monitorimi

Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA), e mbështetur nga Fondacioni Ballkanik për Demokraci (BTD), një projekt i Fondit Marshall Gjerman dhe Fondacioni Friedrich Ebert (FES) ka hartuar dokumentin e fundit të politikave me titull “Monitorimi i Procesit të Liberalizimit të Vizave me Shqipërinë : Çfarë duhet të presim? “

Ky dokument ofron një pamje të plotë të procesit të liberalizimit të vizave, duke u fokusuar veçanërisht në nivelin e arritjes së standardeve të mishëruara në Manualin e Liberalizimit të Vizave. Ky punim parashikon vendimin e Komisionit Europian për regjimin pa viza për Shqipërinë që pritet në javët e ardhshme, duke identifikuar skenarët kryesorë të mundshëm. Për më tepër, dokumenti i politikave ofron një sërë rekomandimesh për të ndikuar vendimmarrësit në hapat e kërkuar që duhet të arrihen me qëllim finalizimin e këtij procesi dhe për të ndihmuar opinionin publik që të ketë shpresa reale në lidhje me mundësitë e ofruara nga procesi i Liberalizimit të Vizave.

Monitorimi i Procesit të Liberalizimit të Vizave- Cfarë duhet të Presim?