Studimi: Impakti i lëvizjes pa viza në lëvizshmërinë e qytetarëve, dhjetor 2011
EMA ka kënaqësinë të ndaj me ju studimin mbi “Impakti i lëvizjes pa viza në lëvizshmërinë e qytetarëve”, realizuar në kuadër të projektit “Impakti i liberalizimit të vizave në lëvizshmërinë e qytetarëve”, mbështetur nga Balkan Trust for Democracy dhe German Marshall Fund. Sondazhi mbarëkombëtar i zbatuar gjatë muajve nëntor – dhjetor 2011 u zhvillua në bashkëpunim me Institutin e Kërkimeve për Studime Barleti.
Ky studim, duke analizuar të dhënat e mbledhura nga një hulumtim në terren, përpiqet për t’iu përgjigjur pyetjeve të tilla si:
• Çfarë do të vijë pas liberalizimit të vizave në Shqipëri në kuadër të lëvizshmërisë së qytetarëve?
• A do të përballet Shqipëria me një valë të re emigrimi apo me një rritje të flukseve migratore?
• Çfarë karakteristikash demografike dhe sociale do të kenë flukset migratore?
Në këtë kontekst, EMA synon që përmes këtij studimi të hedh dritë mbi impaktin e liberalizimit të vizave në lëvizshmërinë e qytetarëve, vërshimin e pritshëm të tyre dhe efektet e liberalizimit në tregun e punës dhe dërgesave e emigrantëve (remitancat).
Studimi: Impakti i lëvizjes pa viza në lëvizshmërinë e qytetarëve, dhjetor 2011



