Raporti i Monitorimit mbi Procesin e Liberalizimit të Vizave me Shqipërinë – Fundi dhe Fillimi, Tetor 2010
Pak ditë para vendimit të Këshillit të Ministrave të BE-së mbi liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnie Hercegovinën, EMA ka kënaqësinë të ndajë me ju “Raportin e Monitorimit mbi Procesin e Liberalizimit të Vizave me Shqipërinë – Fundi dhe Fillimi”. Ky raport analizon reformat e fundit të ndërmarra nga institucionet shqiptare që bindën Komisionin Europian të propozojë amendimin e Regullores Shengen dhe Parlamentin Europian të votojë në favor të këtij propozimi. Punimi publikohet në kuadër të projektit të mbështetur nga OSFA:“Procesi i Liberalizimit të Vizave me Shqipërinë: Si ta kthejmë në një histori suksesi?”
Ky raport analizon historikun e Procesit të Liberalizimit të Vizave duke u fokusuar në mënyrë të vecantë në analizimin e tre standareve të mbetura të Udhërrëfyesit. Përmes këtij dokumenti EMA synon të evidentojë përvojat pozitive me qëllim nxitjen e aktorëve shtetërorë dhe jo shtetërorë të vazhdojnë në rrugën e reformave. Mësimet e nxjerra nga Procesi i Liberalzimit të Vizave duhet të vihen në funksion të demokratizimit të vendit duke i shërbyer në këtë mënyrë një procesi më madhor sic është Integrimi në Bashkimin Evropian. Gjetjet e këtij punimi u prezantuan gjatë konferencës “Takimi i eurodeputetes Tanja Fajon me studentë dhe shoqërinë civile”, organizuar nga EMA më 23 Tetor 2010.



