Vendet në Tranzit 2009: Shqipëria
Freedom House ka publikuar raportin vjetor “Vende në Tranzit 2009” i cili analizon nivelin e progresit të Shqipërisë në aspektin e demokratizimit në fusha të rëndësishme si: Qeverisja Demokratike Kombëtare; Procesi Zgjedhor; Shoqëria civile; Media e Pavarur; Qeverisja Lokale Demokratike; Kuadri Gjyqësor dhe Pavarësia dhe Korrupsioni, fusha të cilat janë vendimtare për përmbushjen e kritereve politike të Kopenhagenit. Është viti i dytë që stafi hulumtues i EMA-s punon me Freedom House për të prodhuar këtë raport.
Rezultati i demokracisë në Shqipëri nuk ka ndryshuar formën e vitit 2008 duke qëndruar në të njëjtin nivel me 3.82. Korniza gjyqësore dhe pavarësia janë përkeqësuar; ndërsa fushat e tjera mbeten të pandryshuara. Një ndryshim i lehtë pozitiv ka bërë në procesin zgjedhor duke u zvogëluar nga 4.00 në 2008 në 3.75 në 2009.
” Vende në Tranzit 2009″ është edicioni i 13-të i studimit të plotë dhe krahasues të Freedom House për zhvillimin demokratik në 29 vende nga Europa Qendrore deri në Euroazi. Përfundimi kryesor është se në Ballkan, Kroacia dhe Serbia përparuan modestisht si pjesë e përpjekjeve të tyre drejt pranimit në BE, por pesë vende të tjera pësuan rënie.



