Ndërtimi i Besimit te Policia përmes Etikës, të Drejtave të Njeriut dhe Komunikimit me Publikun: Përvojat e Akademisë së Policisë në Bratislavë, maj 2026
Në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian (NCEI), në Grupin e Punës për Kapitullin 24 – Drejtësia, Liria dhe Siguria, Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) organizoi më 8 prill 2026 një sesion mentorimi me Akademinë e Sigurisë në Shqipëri dhe Akademinë e Forcave të Policisë në Bratislavë, Sllovaki, me mbështetjen e Bashkimit Europian. Sesioni mundësoi shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira mbi edukimin modern policor, trajnimin profesional, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përdorimin e metodave inovative të edukimit.
Ky publikim është një produkt i këtij shkëmbimi dhe paraqet përvoja dhe praktika të përzgjedhura nga Akademia e Forcave të Policisë në Bratislavë në fushat e etikës, integritetit, të drejtave të njeriut, komunikimit me publikun dhe bashkëpunimit me grupe të ndryshme të synuara.
Publikimi evidenton rëndësinë e edukimit policor në forcimin e profesionalizmit dhe besimit të publikut, duke paraqitur gjithashtu shembuj praktikë të mësimdhënies interaktive, të nxënit përmes përvojës dhe përdorimit të realitetit virtual. Ai nënvizon vlerën e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të praktikave europiane për zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe ndërtimin e një policimi më etik, profesional dhe të orientuar drejt qytetarëve.
*Ky material është prodhuar në kuadër të projektit “Ndërtimi i Partneritetit mbi Çështjet Themelore: Fuqizimi i OSHC-ve për procesin e anëtarësimit në BE”, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Lëvizjes Europiane në Shqipëri dhe autorëve, dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet dhe qëndrimet e Bashkimit Evropian.
Projekti “Ndërtimi i Partneritetit mbi Çështjet Themelore: Fuqizimi i OSHC-ve për procesin e anëtarësimit në BE”, po zbatohet nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) me mbështetjen financiaretë Bashkimit Evropian – IPA Civil Society Facility and Media 2021, në bashkëpunim me Akademinë e Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN), Slovak Foreign Policy Association (SFPA) dhe Qendrën për Transparencë dhe Informim të Lirë (CTFI).



