Libri i Rekomandimeve – Konventa Kombëtare e Integrimit Europian 2025

Përtej dokumentimit të arritjeve kryesore të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ky libër rekomandimesh 2025 shërben si një udhëzues praktik dhe analitik për të kuptuar trajektoren e reformave të vendit në lidhje me acquis-në. Ai është konceptuar jo thjesht si një përmbledhje rekomandimesh, por si një kornizë që lidh reformat sektoriale me axhendën më të gjerë të integrimit, duke treguar se si progresi në secilin kapitull kontribuon në rrugëtimin e përgjithshëm të Shqipërisë drejt anëtarësimit. Libri është strukturuar në tre seksione kryesore, secili i dedikuar një kapitulli kyç të negociatave: Kapitulli 5 – Prokurimi Publik, Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore, dhe Kapitulli 24 – Drejtësia, Liria, Siguria.

Çdo seksion nis me një pasqyrë të gjendjes aktuale të reformave, duke theksuar si arritjet ashtu edhe sfidat, dhe i vendos ato brenda kornizës së negociatave dhe kritereve të përcaktuara nga Komisioni Europian. Në qendër të çdo seksioni qëndron sinteza e diskutimeve të tryezave të rrumbullakëta të ekspertëve, ku profesionistë dhe aktorë të shoqërisë civile kontribuan me rekomandime konkrete të përshtatura për kontekstin shqiptar.

Këto rekomandime nuk paraqiten të izoluara; përkundrazi, ato janë të përshtatura për kontekstin shqiptar, në kuadër të anëtarësimit në BE, duke siguruar rëndësinë e tyre si për aktorët vendas, ashtu edhe për ndërvepruesit e BE-së. Duke ndërthurur analizën përshkruese me rekomandime të orientuara drejt polikave publike, veçanërisht ato që burojnë nga diskutimet e tryezave të rrumbullakëta (të adresuara plotësisht ose pjesërisht nga institucionet përgjegjëse, të detajuara në seksionin e fundit), libri synon të shërbejë si një burim praktik për profesionistët e angazhuar në politikat publike.

Ky material është prodhuar në kuadër të projektit “Ndërtimi i Partneritetit mbi Çështjet Themelore: Fuqizimi i OSHC-ve për procesin e anëtarësimit në BE”, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Lëvizjes Europiane në Shqipëri dhe autorëve, dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet dhe qëndrimet e Bashkimit Evropian.

Projekti “Ndërtimi i Partneritetit mbi Çështjet Themelore: Fuqizimi i OSHC-ve për procesin e anëtarësimit në BE”, po zbatohet nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) me mbështetjen financiaretë Bashkimit Evropian – IPA Civil Society Facility and Media 2021, në bashkëpunim me Akademinë e Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN), Slovak Foreign Policy Association (SFPA) dhe Qendrën për Transparencë dhe Informim të Lirë (CTFI).

Libri i Rekomandimeve – Konventa Kombëtare e Integrimit Europian 2025