A2 CNN – Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi. Ku jemi me integrimin në BE – Detajet nga Nirvana Deliu, 16 shtator 2025

Nirvana Deliu, Eksperte e Integrimit, ishte e ftuar në A2 CNN, për të folur rreth procesit të hapjes së Grupkapitullit 4. Ekspertja u shpreh se deri tani, Shqipëria ka hapur pesë nga gjashtë grupkapituj, ku mendohet se dhe i fundit mund të hapet deri në fund të vitit 2025. Shqipëria ka bërë përpara në hapjen e këtyre grupkapitujve në një periudhë të shkurtër kohore. Megjithatë, Deliu theksoi se sfidë për Shqipërinë mbetet shteti i së drejtës, lufta kundër korrupsionit, të drejtat e  njeriut, lufta kundër krimit të  organizuar, prokurimet publike, si dhe kontrolli financiar, fusha të përfshira në Grupkapitullin I, pasi ndikojnë dhe në kapitujt e tjerë.

Sa i përket Grupkapitullit 4,  Bashkimi Europian i ka vendosur Shqipërisë 22 kritere, të cilat kjo e fundit duhet t’i përmbush me sukses. Fokusin kryesor e ka Kapitulli 27 duke qenë se ka legjislacion horizontal. Më tej, Deliu u shpreh se mbyllja e negociatave deri në vitin 2027 përbën një proces sfidues dhe dinamik. Por rrethanat të cilat e kanë favorizuar Shqipërinë për të qenë sa më pranë Bashkimit Europian janë të ndryshme, ku ndër to përfshihet Lufta e Rusisë me Ukrainën. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria po ashtu ka avancuar duke pasur para vetes vetëm Malin e Zi dhe duke lënë nga pas Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Duhet theksuar se prioritet për të qenë pjesë e Bashkimit Europian secilin shtet kandidat është  mospasja e problematikave si në aspektin e brendshëm ashtu dhe në aspektin e jashtëm.

A2 CNN – Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi. Ku jemi me integrimin në BE – Detajet nga Nirvana Deliu, 16 shtator 2025