A2 CNN – Rruga drejt anëtarësimit, e ftuar Nirvana Deliu, 17 prill 2026

E ftuar në A2 CNN, Drejtorja e Projekteve pranë Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA), shpjegoi se Komisioni Europian ka dhënë vazhdimisht një vlerësim relativisht pozitiv për progresin e Shqipërisë, sidomos për kapitujt themelorë 23 dhe 24. Ajo thekson se kriteret e ndërmjetme për këto dy kapituj janë përmbushur në një masë të konsiderueshme, megjithëse ende ka disa boshllëqe që po diskutohen në nivel teknik nga COELA që vijon çdo 2 herë në javë diskutimet, por ende nuk ka dakortësi. Pas kësaj procedure, vendimi kalon te Këshilli, i cili duhet të votojë me unanimitet.

Miratimi i raportit të vlerësimit të kritereve të ndërmjetme, siç njihet shkrutimisht IBAR,është i rëndësishëm, pasi hap rrugën për mbylljen e kapitujve të tjerë. Megjithatë, vonesat në këtë proces janë normale, pasi përmbushja e reformave për kapitujt themelorët mund ta vonojnë procesin, por kjo nuk do të thotë se procesi është i bllokuar,shprehet Deliu.

Më tej, ajo shtoi se një tjetër element i rëndësishëm, përveç kapitujve themelorë, është edhe kriteri politik, i cili lidhet me funksionimin e Parlamentit, qeverisjes së mirë dhe qeverisjes lokale. Në këtë aspekt po hasen problematika, veçanërisht për shkak të mungesës së dialogut mes aktorëve politikë. Këto elemente monitorohen vazhdimisht dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në proces.

A2 CNN – Rruga drejt anëtarësimit, e ftuar Nirvana Deliu, 17 prill 2026