Ora News – Tirana mblodhi Europën/ Deliu: Mund të bëhemi pjesë e BE-së para vitit 2030, 19 maj 2025

E ftuar në Ora News për të komentuar më shumë për samitin e Komunitetit Politik Europian, Nirvana Deliu, Eksperte pranë Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA), theksoi se nga takimet e mbajtura me  përfaqësuesit e lartë janë përcjellë prishmëritë që në vitin 2027 do të mbyllen negociatat. Duke qenë se kishim një temë të caktuar në këtë samit nënkupton se ka ardhur momentin për Europën si kontintent, për Bashkimin Europian si union, i cili ka shumicën e vendeve europiane të anëtarësuar, të ribëje veten apo të reflektojë për të gjitha sfidat që ka hasur, pasi nuk ka qenë i suksesshëm në menaxhimin e tyre dhe pa një bashkëpunim politik është ë vështirë të jetë ai poli i rëndësishëm i demokracisë në botë.

Shohim që ka një frymë pro për zgjerim, sidomos nga Komisioni Europian, me ardhjen e përfaqesueseve të rinj që kanë sjellë ndryshme në retorikën e qëndrimeve ndaj zgjerimit, duke pasur monitorimin dhe vlerësimin teknik. Por nuk duhet të anashkalojmë faktin që Parlamenti Europian dhe Këshilli i Bashkimit Europian mund të sjellin pengesa si elementë politikë.

Ora News – Tirana mblodhi Europën/ Deliu: Mund të bëhemi pjesë e BE-së para vitit 2030, 19 maj 2025