Deliu në Fax News: Shteti i së Drejtës në Shqipëri – Thembra e Akilit, 13 dhjetor 2023

Nirvana Deliu, Eksperte e Integrimit, ishte e ftuar në Fax News për të folur rreth procesit të negociatave dhe samitit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Ekspertja u shpreh se pika më e dobët e Shqipërisë në këtë proces është “Shteti i së Drejtës”. Lidhur me këtë fakt Nirvana adresoi se reformimi i saktë dhe themelor  i nevojshëm për këtë kapitull është ajo çka bën ndryshimin. Ndërsa lidhur me samitin, ekspertja e integrimit tha se është shumë i rëndësishëm ku pas dhënies së rekomandimit pozitiv nga Komisioni Europian, ky samit risolli në vëmendje hapat e ardhshëm të procesit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilët paraqiten progres raportet e tyre të deri më tanishme. Duke mos lënë pas situatën Ukrainë-Rusi, ajo shprehu se ky samit rikujtoi arsyen e pamjaftueshme të bllokimit të procesit nga Greqia dhe se pas këtij samiti mund të kemi progrese të tjera pozitive.

Deliu në Fax News: Shteti i së Drejtës në Shqipëri – Thembra e Akilit, 13 dhjetor 2023