Transferimi i Punëtorëve në Europën Lindore në kuadër të ofrimit të shërbimeve (EEPOW) (2018- në vazhdim) – Projekti EEPOW i mbështetur nga Komisioni Europian dhe koordinuar nga Qendra Europiane për Politikat e Mirëqenies Sociale dhe Kërkimit në Austri, ka si qëllim adresimin e një çështjeje si Transferimi i Punëtorëve si një fazë parapërgatitore për vendet e Europës Lindore, veçanërisht katër vendeve kandidate: Shqipëria, FYROM, Mali i Zi dhe Serbia, për zbatimin e Direktivës 96/71/KE për Transferimin e Punëtorëve. Nisma ndihmon në zhvillimin e Kohezionit dhe Solidaritet si brenda BE ashtu dhe në vendet kandidate, ndërkohë që çon në konsolidim të mëtejshëm të strategjive kombëtare të vendeve në fjalë dhe në forcim të koordinimit të aktorëve kryesorë. Objektivat e projektit do të realizohen nëpërmjet zhvillimit të aktiviteteve: si hulumtimi dhe studimi, ashtu dhe analizimi i kapaciteteve institucionale të vendeve të Europës Lindorë, ndërkohë që bashkëpunimi mes vendeve pjesëmarrëse dhe shkëmbimi i eksperiencave do të jetë i vazhdueshëm. Informacioni do të shpërndahet nëpërmjet eventeve të ndryshme publike, si dhe publikimeve dhe studimeve të përgatitura.