ABC News Albania – Takimet në Bruksel, tregues pozitiv/ Deliu: Shqipëria, reforma në kohë rekord, 17 shtator 2025

E ftuar në ABC Newss, Nirvana Deliu, Eksperte e Integrimit Europian pranë Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA), komentoi fillimisht mbi rrugëtimin euro-atlantik, duke iu referuar takimit të zhvilluar në Bruksel më 17 shtator mes kryeministrit Edi Rama dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Ky takim erdhi si rrjedhojë e agresionit rus në Ukrainë, por gjithashtu për të konfirmuar mbështetjen që i është dhënë vendit tonë me samitin e NATO-s që do të mbahet në vitin 2027. Shqipëria mbetet një aleat i rëndësishëm, bashkë me Maqedoninë e Veriut, në NATO, ndërkohë që vendet e tjera të rajonit nuk janë ende pjesë, theksoi Deliu. Fakti që samiti i ardhshëm i NATO-s do të zhvillohet këtu, tregon diçka shumë domethënëse.

Duke vijuar, ajo u shpreh edhe për ndryshimin e metodologjisë së BE-së për hapjen e kapitujve. Nga hapja graduale që ndoqën disa shtete, tashmë është kaluar në hapjen me grupkapituj, nga e cila ka përfituar edhe Shqipëria, që tregon një dinamikë të re në proces. Sipas saj, rruga e Shqipërisë mbetet e mbikëqyrur në mënyrë të vazhdueshme nga Komisioni Europian, ndërsa zhvillimi i konferencave ndërqeveritare Shqipëri-BE është pjesë e këtij monitorimi.

ABC News Albania – Takimet në Bruksel, tregues pozitiv/ Deliu: Shqipëria, reforma në kohë rekord, 17 shtator 2025