Euronews Albania: Gledis Gjipali flet për çeljen e negociatave me Shqipërinë
Më 4 maj 2021, drejtori ekzekutiv i EMA, Gledis Gjipali ishte i ftuar në EuroNews Albania për të folur mbi Konferencën e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së. Ai u shpreh se mbajtja e kësaj konference simbolizon fillimin e negociatave. Më tej, Gjipali foli për zgjedhjet në Shqipëri dhe për raportin e OSBE-ODIHR duke thënë se draft-raporti ndikon pozitivisht për të përmbyllur problematikat zgjedhore që kanë shoqëruar Shqipërinë, por ka një sërë kushtesh të tjera që duhen përmbushur. I pyetur se si mund të ndikojnë problemet që ka Maqedonia e Veriut me Bullgarinë në anëtarësimin e Shqipërisë duke qenë se këto dy vende shqyrtohen së bashku, Gjipali u shpreh se kjo varet nga fryma që ekziston në vendet anëtare. Ai tha se u vendos që vendet do të ishin bashkë në vendimin politik por kur procesi zbërthehet në nivel teknik vendet mund të ndahen dhe të mos kushtëzohen nga njëra-tjetra.
Euronews Albania: Gledis Gjipali flet për çeljen e negociatave me Shqipërinë



