Fax News: Raporti mbi Shqipërinë për 2018 nga Komisioni Europian
Më 3 maj 2018, Z. Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, ishte i ftuar në Fax News për të diskutuar mbi Raportin e 2018 për Shqipërinë dhe progresin e arritur, pas rekomandimit pozitiv për hapjen e negociatave nga Komisioni Europian më 17 prill 2018. Gjatë diskutimit, Z. Gjipali shprehu se viti 2025 është një objektiv më shumë, sesa një datë e avancuar e hyrjes në BE dhe Shqipëria ka mundësi për të ecur përpara, edhe pse ka pengesa të tjera veç reformave që duhet të ndërmarrim.
Fax News: Raporti mbi Shqipërinë për 2018 nga Komisioni Europian