Gjipali: Ja kur mund të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare për hapjen e negociatave me BE

Gledis Gjipali, Drejtori Ekzekutiv i EMA ishte i ftuar në Fax News më 19 janar 2022 për të folur për hapjen e negociatave dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Fillimisht, ai komentoi vizitën e Ministres së Gjermanisë për Europën dhe Klimën, në Shqipëri duke e cilësuar si një mesazh pozitiv për procesin e zgjerimit. Më tej, Gjipali tha se ekziston mundësia e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE-së për shkak të vetos bullgare.  Ai u shpreh është bërë shumë më pak nga cfarë duhej bërë duke rikujtuar se akoma pas 22 vitesh flitet për nisje negociatash. I pyetur për vizitën e Erdogan në Shqipëri, Gjipali theksoi se Turqia si aktor i rëndësishëm në rajon ka një interes të veçantë për të bashkëpunuar me vendet e Ballkanit duke përfshirë dhe Shqipërinë, por kjo marrëdhënie nuk krijon probleme në raport me BE.

Gjipali: Ja kur mund të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare