Gjipali/ Syri TV-Amnistia Fiskale, 29 shtator 2022
Më 29 shtator 2022, Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane ishte i ftuar në Syri TV për të folur mbi amnistinë fiskale, pas shqetësimeve të BE-së për këtë projektligj. Gjipali u shpreh se ekspertët janë të përfshirë në hartimin e tij dhe se fundi i procesit do tregojë nëse ka qenë tërësisht i konsultuar apo do krijojë shqetësime që do vazhdojnë dhe më tej në marrëdhënien me BE-në. Gjipali deklaroi se çdo detyrim i BE-së duhet të plotësohet nga Shqipëria, ndërsa shtoi se çdo vendimmarje duhet të jetë e mirëmenduar sepse krijon pasoja për gjithë procesin e negociatave.