Vizion+: Kë besojnë më shumë qytetarët, partitë apo ndërkombëtarët?

Nirvana Deliu- Hulumtuese Politikash EMA, më 25 Mars 2021 ishte e ftuar në emisionin  “7pa5” për të folur mbi rolin që kanë ndërkombëtarët në procesin zgjedhor. Ajo tha se ata kanë një rol monitorues dhe vlerësues duke i parë zgjedhjet si një test për vendin tonë. Deliu u shpreh se zgjedhjet janë një pikë kyçe edhe në procesin e integrimit europian sidomos për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Ajo komentoi se si pritet të zhvillohen këto zgjedhje me kufizimet e vendosura si pasojë e Covid-19. Deliu tha se ndodh që partitë politike të mundohen të fitojnë mbështetjen e ndërkombëtarëve për të pasur më shume sukses me votat e popullit. Ajo u shpreh se sipas një studimi qytetarët kanë më shumë besim te disa aktorë specifikë ndërkombëtarë sesa te partitë vendase.

Vizion+: Kë besojnë më shumë qytetarët, partitë apo ndërkombëtarët?