Ora News “Epiqendër” – Hapja e kapitujve të negociatave me BE, 18 shtator 2025

E ftuar në Ora News Nirvana Deliu, eksperte e procesit të integrimin europian pranë Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA), komentoi ecurinë e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian. Hapja e një grupkapitulli të ri, konkretisht Grupkapitullin 4 shënon një moment kyç në procesin e shqyrtimit dhe përafrimit të legjislacionit të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Negociatat për anëtarësimin janë të ndarë në disa grupkapituj ku secili mbulon një fushë specifike. Shqipëria pothuajse i ka hapur të gjithë grupkapitujt në më pak se njëmbëdhjetë muaj, dhe pritet të hapet dhe grupkapitulli i fundit (Grupkapitulli 5) deri në fund të vitit 2025.

Pavarësisht hapave të mëdhenj që Shqipëria ka bërë së fundmi, e rëndësishme mbetet mbyllja e këtyre grupkapitujve të cilët  tregojnë dhe cilësinë e punes së Shqipërisë. Ekspertja theksoi se të qenurit pjesë e BE nuk do të thotë që  ne do te jemi menjëherë pjesë në Eurozone. Ndërkohë për qytetarët shqiptarë,  Deliu bëri thirrje për ndërgjegjësim dhe angazhim më të thelluar.

Ora News “Epiqendër” – Hapja e kapitujve të negociatave me BE, 18 shtator 2025