Ora News – Gjipali: Forumi i Bledit, një vlerësim pozitiv për hapat e Shqipërisë drejt integrimit në BE, 3 shtator 2025

I ftuar në Ora News, Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA), komentoi mbi Forumin Strategjik të Bledit, i cili kishte në synimin e tij tema të ndryshme mbi zhvillimet globale, pozicionin e Bashkimit Europian në skenën ndërkombëtare dhe ecurinë në vijim. Ai  e konsideroi këtë forum si një proces pozitiv për hapat e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian. Komisionerja Marta Kos u shpreh se janë hapur dhe mbyllur kapituj së fundmi më shumë se vitet e mëparshme. Gjipali theksoi se procesi tashmë është intensifikuar dhe ka një zhvillim të qëndrueshëm. Kjo ecuri është pozitive jo vetëm për Shqipërinë, por dhe për rajonin më gjerë. Sfidë mbetet përmbushja e kritereve sipas standarteve dhe në kohën e duhur.

Ora News – Gjipali: Forumi i Bledit, një vlerësim pozitiv për hapat e Shqipërisë drejt integrimit në BE, 3 shtator 2025