Ora News: “Intervistë me Z. Gjipali mbi vizitën e Z. Hahn në Shqipëri.”
Në 31 mars 2016, Z. Gledis Gjipali, Drejtori Ekzekutiv i EMA-s, ishte i ftuar te Ora News për të folur mbi vizitën e Komisionerit Europian, Z. Johannes Hahn, në Shqipëri. Fokusi i fjalimit të Z. Hahn ishte Reforma në Drejtësi. Për Z. Gjipali, është e rëndësishme që Reforma në Drejtësi të kryhet, për të përparuar me prioritetet e tjera të vendosura nga BE-ja. Gjithashtu, ai theksoi që ka pasur vlerësime pozitive deri tani në përmbushjen e këtyre prioriteteve, por ende ka shumë për tu bërë. Kompromisi midis institucioneve politike dhe Reforma në Drejtësi vlerësohen momentalisht si më të rëndësishmet nga BE-ja.
Ora News: “Intervistë me Z. Gjipali mbi vizitën e Z. Hahn në Shqipëri.”