SANECA – Tryezë diskutimi mbi perspektivat kombëtare dhe rajonale mbi qasjen në tregun e shërbimeve dhe lirinë për të ofruar shërbime, 13 prill 2022
Në datë 13 prill 2022 u mbajt tryeza e diskutimit mbi perspektivat kombëtare dhe rajonale mbi qasjen në tregun e punës e shërbimeve dhe lirinë për të ofruar shërbime. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit SANECA – Komponenti i përfshirjes së shoqërisë civile, organizuar nga GIZ dhe European Movement Albania (EMA). Aktiviteti u zhvillua në formantin hibrid, me pjesëmarrje fizike në ambientet e Xheko Imperial dhe online në platformën ZOOM.
Ky takim u hap nga Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i EMA i cli theksoi domosdoshmërinë për aktivitete të tilla trajnuese për grupet e interesit që preken drejtpërdrejt nga ndryshimet ligjore në kuadër të integrimit europian.
Holta Ymeri, ekspertja kombëtare për çështje që lidhen me kapitullin 3 të Acquis së BE shpjegoidirektivën e shërbimeve të BE-së. Kjo direktivë nuk zbatohet në rast se aspekte të ndryshme mbulohen nga direktiva më specifike. Më tej solli në vëmëndje kriteret e ndaluara duke sjellë shembuj për secilin prej tyre dhe duke theksuar faktin se në qoftë se këto kritere janë në legjislacionin kombëtar duhet te hiqen. Siç është rasti i i Ligjit për të huajt kud jo shumë kohë më parë ka qenë kriter leja e punës për qytetarët europianë, gjë të cilën Shqipëria e ka hequr tashmë duke e lehtësuar pro. Në fund të prezantimit, Ymeri foli për impaktin e liberalizimit të shërbimeve duke sjellë rekomandime si: studimi i tregjeve të vendeve europiane; rritja e kapaciteteve dhe standardeve për të konkurruar me standardet e tregjeve të BE-së. Nga ana e pjesëmarrësve pati interes për të ditur më shumë rreth këtyre kritereve të ndaluara, si edhe u përmend përvoja e shteteve të tjera si p.sh. Çekia.
Në vijim të takimit ishte eksperti rajonal Momcilo Radulovic, President i Levizjes Europiane në Mal të Zi ai që ofroi një panoramë të tregut të shërbimeve për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe procesin e liberalizimit të këtij tregu. Qëllimi i Tregut të Përbashkët Rajonal i njohur shkurtimisht si CRM është në themel të kritereve të Kopenhagen me fokus zhvillimin e bashkëpunimit rajonal, ku pa këtë komponent nuk ka integrim për rajonin e Ballkanit. Ishte procesi i Berlinit ai që e çoi përpara këtë ide dhe konkretizoi me marrëveshje dhe nisma të prekshme dhe konkrete. Qëllimi është të krijohet një hapësirë me rregulla dhe standarde që të mundësojnë katër liritë e tregut dhe koordinimin e qeverive të BP6 dhe do zhvillohet paralelisht me procesin e anëtarësimit të BP në BE. CRM përfshin katër fusha kryesore: Hapësira Rajonale e Tregtisë, Hapësira Rajonale e Investimeve, Hapësira Rajonale Dixhitale dhe Hapësira Rajonale e Inovacionit dhe Industrisë. Në kuadër të CRM, sipas Radulovic janë bërë disa zhvillime pozitive si Zero Roaming për të gjithë rajonin e Ballkanit, rritja e investimeve dhe krijimi i planeve të investimeve shumëpalëshe që prek dy ose më shumë vende të rajonit, promovimi i SME dhe mënyrave të qëndrueshme të biznesit. Gjithashtu vihen re barriera si mosnjohja e kualifikimeve profesionale dhe diplomave mes vendeve të BP, por dhe mungesa e bashkëpunimit të universiteteve të rajonit mes tyre. Janë më të prirur të kenë bashkëpunime dhe projekte me universitetet e BE dhe mungojnë projektet e përbashkëta mes universiteteve ballkanike. Një problematikë tjetër lidhet me një moskoordinim mes pritshmërive dhe synimeve të biznesit dhe vullnetit politik dhe veprimeve politike. Biznesi në të gjithë rajonin është më i prirur dhe fleksibël në heqjen e barrierave dhe barrave financiare ndërkohë që politika duket më pak e gatshme për ta bërë realitet këtë gjë.
Fjalën e merr Laureta Spahiu, këshilltare e projektit SANECA/GIZ, foli për vlerësimin e impaktit gjinor tek negociatat dhe shpjegoi nevojën e krijimit të një impakti të tillë. Më tej u ndal në pikat e aksesit gjinor për kapitujt e mbuluara nga projekti – Kapitulli 1, 3, 20 dhe 28. Spahiu foli për secilin prej këtyre kapitujve dhe sesi mund të mundësohet në këto fusha të këtyre kapitujve përfshirja e grave dhe vajzave, akses sa m ë i mirë në shërbimet si ato shëndetësore (kap. 28) apo industriale (kap. 20) apo edhe përmirësimi i kuadrit rregullator dhe heqja e barrierave për këtë target grup. Më tej u ndal te rezultatet e politikave të këtyre kapitujve si: ekzistenca e boshllëqeve të dukshme në adresimin e çështjeve të pabarazisë gjinore dhe aplikimin e dobët të integrimit gjinor.



