SCAN TV – Integrimi në BE, ekspertja: Progres energjia,. Sfidë, mjedisi, 17 shtator 2025

E ftuar në Scan TV për të dhënë një analizë të detajuar për hapjen e Grupkapitullit 4, Nirvana Deliu, eksperte e procesit të integrimin europian pranë Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA), komentoi mbi ecurinë e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian. Deliu u shpreh se në më pak se një vit janë hapur pesë nga gjashtë Grupkapitujt. Fokusi i Grupkapitullit të katërt është Axhenda e Gjelbër dhe Ndërlidhshmëria e Qëndrueshme, ku përfshihen katër kapituj teknikë të cilët janë: Kapitulli 14 – Politika e Transportit; Kapitulli 15 – Energjia;  Kapitulli 21 – Rrjetet Trans-Europiane dhe Kapitulli 27 – Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike.

Deliu theksoi se legjislacioni i Kapitullit  27 cilësohet si horizontal, pasi ndikon dhe në kapitujt e tjerë si Kapitulli 23. Por edhe në këtë rast, BE monitoron procesin e avancimit të Shqipërisë duke parë aftësitë e kësaj të fundit për të adaptuar ligjet, dhënien e rezultateve dhe mbi të gjitha efektet që parashikohen të japin. Më tej, Deliu theksoi se një nga sfidat kryesore mbetet plotësimi i kapaciteve për të vënë në zbatim legjislacionin e BE-së , pasi këto kapituj, kryesisht Kapitulli 27, kërkojnë investime të mëdha financiare dhe burime njerëzore.Dhe nëse bazohemi te vlerësimet që vijnë nga Raporti i Komisionit Europian tregojnë se, pjesa më e madhe e kapitujve janë në nivel mesatar përgatitjeje, pasi ne si shtet nuk kemi nivel të lartë përgatitor që lidhet me gatishmërinë e vendit kandidat për të zbatuar legjislacionin ashtu siç duhet.

Deliu u shpreh se hapja e kapitujve nuk përbën një proces të vështirë, por ecuria dhe mbyllja e tyre me sukses tregon se sa Shqipëria po avancon. Ndërkohë, Shqipëria është një rast unik dhe përshpejtimi i Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian lidhet me faktorë të brendshëm dhe të jashtëm siç është ndikimi i aktorëve gjeopolitikë. Megjithatë, BE i ka dhënë një fokus të veçantë zgjerimit me ardhjen e Komisioneres Ursula von der Leyen, ndërkohë që komisionerët paraardhës nuk e kanë pasur prioritet. Këtu vlen për t’u theksuar se frika e përshkallëzimit të agresionit rus apo se vendet e Ballkanit Përëndimor mund të bëhen vende pro lindore, i ka shtyrë liderat e BE-së të kenë një qasje më bashkëpunuese.

Nga ana tjetër, Shqipëria ka dëshmuar herë pas here se marrëdhëniet me vendet e jashtme janë të qëndrueshme dhe bashkëpunuese, e treguar kjo edhe gjatë mbajtjes së disa samiteve të rëndësishme në Tiranë. Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos vazhdimisht vendosi  në dukje misionin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda 2027 me një ritëm kaq të përshpejtuar, disa faktorë mbeten të panegociueshëm si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, demokracia dhe shteti i së drejtës për të cilat duhet punuar shumë. Dhe për këtë Grupkapitull të hapur, sfidë po ashtu mbetet ngritja e strukturave përkatëse  Kapitullin 27. Megjithatë, BE nxit përmirësime të vazhdueshme për sigurinë hekurudhore, kuadrin institucional dhe bashkëpunimin e ngushtë me  axhencitë europiane hekurudhore. Si përfundim, Deliu u shpreh se Shqipëria mund të negociojë afatet për përmbushjen e standarteve, por jo përmbajtjen.

SCAN TV – Integrimi në BE, ekspertja: Progres energjia,. Sfidë, mjedisi, 17 shtator 2025