Top News: ” Shqipëria e zhgënjyer, BE s’po mban premtimin”

Më 19 janar 2022, Drejtori Ekzekutiv i EMA, Gledis Gjipali ishte i ftuar në Top News për të komentuar zhvillimet më të fundit lidhur me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai u shpreh se duke qenë se vendi ynë i ka përmbushur detyrat e kërkuara, ngadalësimi i procesit nga ana e BE ka sjellë zhgënjim. Gjipali theksoi se ka një rritje të skepticizmit duke shtuar se çështja e integrimit u la në hije edhe në programin e qeverisë të prezantuar në shtator, ku zakonisht është ndër temat me më shumë prioritet.

Intervistën mund ta ndiqni këtu: Top News: ” Shqipëria e zhgënjyer, BE s’po mban premtimin”