Vizion+: Gjykata “hap” negociatat

 “Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është një hap i rëndësishëm dhe heq një nga kushtet që kishte mbetur pezull sipas raportit të Komisionit Europian duke rritur shanset që të kemi një datë për Konferencën Ndërqeveritare”

Gledis Gjipali, drejtori ekzekutiv i EMA i ftuar në edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus më 24 dhjetor foli për kushtet që duhen plotësuar për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Ai tha se reforma zgjedhore,  funksionimi i Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese janë zhvillime pozitive për caktimin e një date fikse për konferencën.  I pyetur për prioritetet e tjera të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së , zoti Gjipali u shpreh se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të japin rezultate të qëndrueshme për të treguar se reforma në drejtësi po funksionon.

Vizion+: Gjykata “hap” negociatat