Vizion Plus TV: Europa, ku po shkojmë?
Më 11 maj 2021, Drejtori Ekzekutiv i EMA, Gledis Gjipali ishte i ftuar në emisionin “Spotlight” për të folur mbi perspektivën e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai foli për raportet që kane institucionet e BE dhe ndikimin e tyre në vendimmarrje për procesin e integrimit. Për më tepër, Gjipali komentoi mundësinë e ndarjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nëse ngërçi i krijuar nga konflikti me Bullgarinë do të vazhdojë. Ai u shpreh se është koha të jemi pragmatistë dhe të reflektojmë mbi atë që ne i ofrojmë Europës.



