Dokument Politikash: Një tur në Raportin e Progresit të Komisionit Europian për Shqipërinë, dhjetor 2009

Artikulli “Një tur në Raportin e Progresit të Komisionit Europian për Shqipërinë” përgatitur nga ekipi hulumtues i EMA-s dhe Mirela Bogdani, identifikuan progresin e arritur, mangësitë ekzistuese, si dhe rekomandimet e ofruara. Raportet e Progresit të KE-së për Shqipërinë theksuan se progresi i arritur gjatë këtyre viteve kryesisht shprehet në miratimin e ligjeve, strategjive dhe planeve të veprimit, si dhe në krijimin e strukturave dhe institucioneve të reja. Zbatimi i politikave dhe legjislacionit janë problemet kryesore, të përsëritura shpesh në Raportet e Progresit të KE.Dokumenti i politikave arriti në përfundimin se: “Panorama aktuale e dialogut politik, sistemit gjyqësor, korrupsionit dhe krimit të organizuar, administratës publike dhe lirisë së medias po pengon procesin e demokratizimit dhe evropianizimit në Shqipëri.

Krahasimi i Raporteve të Progresit të KE-së nuk tregon përparim thelbësor në fushat e mësipërme, pasi rekomandimi i KE-së përsëritet çdo vit “.

Një tur në Raportin e Progresit të Komisionit Europian për Shqipërinë