7pa5 – Në pritje të konferencës së parë
Nirvana Deliu, hulumtuesja e EMA, ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit në Vizion Plus, 7pa5, më 7 tetor 2020, për të komentuar në lidhje me raportin e Komisionit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht për Shqipërinë si dhe për konferencën ndërqeveritare. Ajo u shpreh se vlerësimi i raportit për Shqipërinë, në krahasim me vendet e tjera ishte pozitiv dhe se mund të shpresojmë për fillimin e konferencës ndërqeveritare e cila nënkupton hapjen zyrtare të negociatave.