Ditmir Bushati, Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri ka përgatitur raportin e vendit për vitin 2008, “Vende në Tranzit”, botuar çdo vit nga Freedom House. Raporti bazohet në pesë shtylla: Qeverisja Demokratike Kombëtare, Procesi Zgjedhor, Shoqëria Civile, Pavarësia dhe Transparenca e Mediave, Qeverisja Demokratike Lokale, Korniza Gjyqësore dhe Pavarësia, dhe Korrupsioni, duke matur progresin […]
Lëvizja Europiane në Shqipëri, në kuadër të projektit “A ka rëndësi? Lehtësimi i vizave në Ballkanin Perëndimor”, mbështetur nga Programi i Partneritetit Lindje-Lindje Përtej Kufijve, Instituti i Shoqërisë së Hapur dhe Fondacioni King Baudouin, publikuan në korrik 2008 Dokumentin Raportues në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së Lehtësimit të Vizave midis Komuniteteve Europiane dhe Shqipërisë. […]
Në kuadër të projektit të mbështetur nga OXFAM GB “Udhëzimi i fermerëve shqiptarë në një treg të lirë” tEMA ka publikuar “Manualin e fermerit dhe biznesit ushqimor ” dhe “Udhërrëfyesin e fermerit dhe biznesit ushqimor”. Të dyja botimet ofrojnë një pamje të qartë të të gjitha kërkesave administrative dhe legjislative në mënyrë që të mbështesin […]