Raport Monitorimi: Integrimi i parimeve RAP në politikat sektoriale – Menaxhimi i financave publike dhe prokurimi publik në fushën e Turizmit dhe mjedisit në Shqipëri, nëntor 2024

Ky raport i realizuar nga hulumtuesit e EMA analizon zbatimin e parimeve të Reformës së Administratës Publike (RAP) në praktikat e prokurimit publik, si dhe në fushën e Menaxhimit të Financave Publike (MFP). Institucioni i monitoruar është Ministria e Turizmit dhe Mjedisit,  për procedurat e prokurimit të planifikuara dhe të realizuara gjatë periudhës janar 2023 – korrik 2024.

Lista e kontrollit të MFP për prokurimin publik përbëhet nga 7 kritere që lidhen me transparencën dhe konkurrencën në praktikat e prokurimit publik të autoritetit kontraktues të analizuar në këtë raport. Analiza ka përfshirë gjithashtu aktet nënligjore që trajtojnë ligjin për prokurimin publik dhe tre akte nënligjore që plotësojnë ligjin për koncesionet dhe Partneritetet Publike-Private (PPP). Për analizimin e secilës nga kërkesat, janë realizuar intervista me përfaqësues të institucionit dhe është marrë informacion nga regjistrat e parashikimeve të procedurave të prokurimit publik, duke përfshirë ndryshimet që janë bërë gjatë periudhës së analizuar.

 Në përfundim të raportit, është bërë vlerësimi për secilën kërkesë, ku vihet re se katër prej tyre janë plotësuar plotësisht, dy të përmbushur pjesërisht dhe një e papërmbushur. Gjithashtu, janë dhënë rekomandime për përmirësimin e mëtejshëm të praktikave të prokurimit publik dhe zbatimit të parimeve të RAP.

Raport Monitorimi: Integrimi i parimeve RAP në politikat sektoriale – Menaxhimi i financave publike dhe prokurimi publik në fushën e Turizmit dhe mjedisit në Shqipëri, nëntor 2024

Ky raport është prodhuar në kuadër të projektit “Nxitja e Reformimit të Administratave Publike të Ballkanit Perëndimor” – WeBER 3.0. WeBER 3.0 zbatohet nga rrjeti Think for Europe – TEN dhe Qendra për Kërkime në Administratën Publike – KDZ. EMA është një nga anëtarët e Platformës WeBER 3.0 për monitorimin e reformës së administratës publike në Shqipëri. WeBER 3.0 financohet nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Austriake për Zhvillim – ADA. Përgjegjësia për përmbajtjen dhe informacionin e këtij publikimi i përket vetëm autorëve dhe publikuesit. Opinionet e shprehura në këtë publikim nuk përfaqësojnë domosdoshmërish qëndrimet e rrjetit Think for Europe, Bashkimit Evropian, KDZ, apo Agjencisë Austriake për Zhvillim.