Roli i Aktorëve Jo-Shtetërorë në Luftën Kundër Pastrimit të Parave: Rreziqet në Rritje dhe Rekomandime Praktike, korrik 2026

Në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian (NCEI), pranë Grupit të Punës për Kapitullin 24 – Drejtësia, Liria dhe Siguria, është hartuar ky publikim me mbështetjen e Bashkimit Europian, duke u fokusuar në parandalimin dhe luftën kundër pastrimit të parave, si dhe në rolin e aktorëve të ndryshëm në forcimin e integritetit financiar. Ky manual ofron një përmbledhje të kuadrit aktual kundër pastrimit të parave dhe shqyrton rreziqet e reja që lidhen me inovacionin teknologjik dhe globalizimin, duke evidentuar ndikimin e pastrimit të parave në sundimin e ligjit, qeverisjen demokratike dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Ai trajton gjithashtu rolin në zhvillim të organizatave të shoqërisë civile, gazetarëve investigativë, bizneseve, akademisë dhe profesionistëve të fushave të ndryshme në parandalimin dhe zbulimin e krimit financiar, krahas përgjegjësive të autoriteteve publike dhe institucioneve financiare. Duke u mbështetur në përvojat e Sllovakisë dhe vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Europian, publikimi paraqet qasje praktike dhe rekomandime që mund të jenë të vlefshme për kontekstin shqiptar. Publikimi nënvizon rëndësinë e transparencës, mbikëqyrjes publike, pjesëmarrjes së informuar dhe bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve publike dhe aktorëve jo-shtetërorë për adresimin e formave gjithnjë e më komplekse të krimit financiar. Ai shërben si një burim praktik për forcimin e ndërgjegjësimit, bashkëpunimit dhe kapaciteteve në fushën e parandalimit dhe luftës kundër pastrimit të parave, duke kontribuar në përpjekjet e Shqipërisë për përafrimin me standardet europiane dhe avancimin e procesit të integrimit në BE.

Roli i Aktorëve Jo-Shtetërorë në Luftën Kundër Pastrimit të Parave: Rreziqet në Rritje dhe Rekomandime Praktike, korrik 2026

***

*Ky material është prodhuar në kuadër të projektit “Ndërtimi i Partneritetit mbi Çështjet Themelore: Fuqizimi i OSHC-ve për procesin e anëtarësimit në BE”, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Lëvizjes Europiane në Shqipëri dhe autorëve, dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet dhe qëndrimet e Bashkimit Evropian.

Projekti “Ndërtimi i Partneritetit mbi Çështjet Themelore: Fuqizimi i OSHC-ve për procesin e anëtarësimit në BE”, po zbatohet nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) me mbështetjen financiaretë Bashkimit Evropian – IPA Civil Society Facility and Media 2021, në bashkëpunim me Akademinë e Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN), Slovak Foreign Policy Association (SFPA) dhe Qendrën për Transparencë dhe Informim të Lirë (CTFI).