Një vit nga Marrëveshja për Liberalizimin e Vizave. Çfarë ka ndryshuar vërtet ?, janar 2009
EMA ndan me ju botimin e fundit “Një vit nga Marrëveshja për Lehtësimin e Vizave. Çfarë ka ndryshuar me të vërtetë? “, përgatitur nga ekipi i hulumtimit të politikave, me mbështetjen e Balkan Trust for Democracy, një projekt i Fondit Marshall Gjerman.
Hyrja në fuqi e Marrëveshjes për Lehtësimin e Vizave (VFA) midis Shqipërisë dhe Komunitetit Europian më 1 janar 2008 kapi interesin e qytetarëve shqiptarë në një mënyrë të veçantë, sepse Shqipëria është klasifikuar nën grupin e vendeve më të izoluara të botës. Zbatimi i drejtë i VFA së bashku me progresin në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë do t’i mundësojnë Komisionit Evropian t’i propozojë Shteteve Anëtare të BE-së të heqin regjimet e tyre të vizave.
Prandaj, studimi ynë analizon nivelin e zbatimit të VFA. Në të njëjtën kohë, ai hedh dritë mbi mangësitë e identifikuara në praktikë gjatë një viti të zbatimit të tij dhe propozon rekomandime specifike, të cilat synojnë përmirësimin e situatës dhe rritjen e besimit të publikut në këtë proces.



