Ora News – Gjipali: Mbyllja e kapitujve në 2027 mbetet objektivi kryesor, kërkohet përfshirja e ekspertëve për të thelluar reformat, 10 qershor 2026

I ftuar në “Ora News”, z. Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA), u ndal tek propozimi i bërë nga disa shtete të rëndësishme të BE-së (Gjermania, Franca, Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu), konsiston në integrimin e pjesshëm apo me faza të një vendi kandidat në BE, duke shmangur në këtë mënyrë bllokimin e zgjerimit nga problematikat bilaterale apo rritja e euroskepticizmit. Duke analizuar këtë skenar, Gjipali thekson se Shqipëria dhe Mali i Zi, si dy nga vendet më të avancuara në procesin e integrimit, mund të mos preken nga kjo skemë nëse arrijnë të përmbushin me shpejtësi detyrimet e tyre. Sa i takon procesit të integrimit në përgjithësi dhe objektivit për mbylljen e kapitujve në vitin 2027, ai e cilëson këtë ecuri si pozitive. Megjithatë, thekson ai, domosdoshmëri mbetet përshpejtimi dhe thellimi i reformave, si dhe energjizimi i procesit duke përfshirë më shumë shoqërinë civile dhe ekspertët. Sakaq, i pyetur mbi situatën aktuale në vend dhe çështjen e protestave, ai nënvizon se protestat qytetare janë një sinjal i shëndetshëm i mirëfunksionimit të shoqërisë.

Ora News – Gjipali: Mbyllja e kapitujve në 2027 mbetet objektivi kryesor, kërkohet përfshirja e ekspertëve për të thelluar reformat, 10 qershor 2026