Syri TV – Gjipali: KE akuzohet për optimizëm, të presim opinionin e vendeve anëtare
Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i EMA i ftuar në edicionin e mbrëmjes së lajmeve më 7 tetor 2020, në SYRI TV. Ai komentoi vizitën e Komisionerit për Zgjerimin Olivér Várhelyi në Shqipëri. Gjipali tha se BE do të bëjë një analizë për reformën Zgjedhore. I pyetur nëse do të ketë një ndarje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut sa u përket nisjes së negociatave, ai tha se duhet pritur opinioni i vendeve anëtare. Gjipali tha se sërish do jenë vendet anëtare që do vendosin nëse do ketë një datë për konferencën ndërqeveritare brenda vitit.
Syri TV – Gjipali: KE akuzohet për optimizëm, të presim opinionin e vendeve anëtare