Euronews Albania: PE miratoi rezolutën për Shqipërinë, Nirvana Deliu: Përpjekje për të bindur vendet skeptike për zgjerimin
Nirvana Deliu- Hulumtuese Politikash EMA më 26 Mars 2021 ishte e ftuar në Euronews për të folur mbi miratimin e rezolutës për Shqipërinë nga Parlamenti Europian. Ajo u shpreh ky është një vlerësim pozitiv nga PE dhe shërben për të bindur vendet skeptike për zgjerimin. Deliu foli për rolin e Ballkanit Perëndimor në Konferencën për të Ardhmen e Europës dhe mënyrën se si përfshirja e aktorëve të tjerë përpos përfaqësuesve të lartë politike do të ndryshojnë mënyrën e politikë-bërjes. Ajo shtoi se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një kusht për hapjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.