A2CNN: Integrimi Europian, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut sërish të pandara dhe në pritje

Më 11 maj 2021, Drejtori Ekzekutiv i EMA, Gledis Gjipali ishte i ftuar në A2CNN për të komentuar ngjarjet e fundit në kuadër të procesit të integrimit në BE ku situata e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë duket sikur po bllokon hapjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Ai analizoi situatën aktuale në të cilën ndodhet Shqipëria në rrugën drejt BE dhe pritshmëritë për të ardhmen. Gjipali gjithashtu dha opinion e tij mbi ndërmjetësimin e BE-së mes Kosovës dhe Serbisë dhe foli për rëndësinë që ka zgjidhja e kësaj çështje për stabilitetin në rajon. Së fundmi, ai dha detaje për mbledhjen e ministrave të jashtë ku pritet të propozohet data për fillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare duke thënë se vendimi final i mbetet krerëve të shteteve europianë në samitin e rradhës.

A2CNN: Integrimi Europian, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut sërish të pandara dhe në pritje