TV Skampa: Mbrojtja e Konsumatorit, sesion në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”
Televizioni “Skampa” realizoi një kronikë mbi sesionin informues të organizuar në ambientet e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Ky aktivitet u zhvillua më 23 mars 2022, në kuadër të projektit: “Nga Informimi te Veprimi – Fuqizimi i Organizatave mbi Mbrojtjen e Konsumatorit”. Projekti po zbatohet nga EMA në bashkëpunim me ASP dhe Qendrën Alert mbështetur nga BE në kuadër të fondeve IPA 2017. Ky sesion bëri bashkë aktorë të shoqërisë civile, ekspertë si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore për të diskutuar mbi fuqizimin e OSHC-ve dhe mbrojtjen e konsumatorëve nëpërmjet informimit dhe ndërgjegjësimit.
Mbrojtja e Konsumatorit- Sesion në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”



