ABC News – Liderët europianë në Tiranë, çfarë përfiton Shqipëria nga samiti?, 16 maj 2025
Në kuadër të mbajtjes së samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, Nirvana Deliu, Eksperte pranë Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA), vuri në dukje se Shqipëria është vendi i tretë jashtë BE-së që zhvillon një samit të tillë, duke përcjellë mesazhe për Ballkanin Perëndimor që mbetet i rëndësishëm për Europën. Takime me krerët e shteteve, edhe pas samitit, tregojnë se ekziston bashkëpunimi dypalësh, nga njëra anë diplomatik, lidhja e ngushtë e interesave dhe politikës së jashtme dhe mbështjetja ekonomike.
Që nga hapja e negociatave në vitin 2022, ka filluar edhe procesi i shqyrtimit analitik, i njohur si faza e parë shpjeguese. Në këtë fazë, delegacionet tona shkonin në Bruksel për të marrë informacion mbi legjislacionin e Bashkimit Europian. Më pas, procesi kaloi në një fazë tjetër, atë të mbajtjes së takimeve ku tashmë ishin delegacionet shqiptare që prezantonin dhe shpjegonin nivelin e përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE-së për secilin kapitull të negociatave.
Grupkapitulli i parë i cilësuar si më themelori është hapur i pari dhe do mbyllet i fundit, duke përcaktuar dhe procesin e negociatave. Ndërkohë pritet të hapet Grupkapitulli i tretë – Konkurrshmërinë dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, me mbajtjen e Konferencës së Pestë Ndërqeveritare në Bruksel.
Deliu theksoi më tej se më sfiudes janë kapitujt të lidhur me ekonominë për shkak të integrimit tonë në tregun e brendshëm të BE. Mungesa e konvergjencës ndërmjet zhvillimit ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre europiane ka bërë që plani i rritjes të jete i atillë. Hendeku i zhvillimit ekonomik ndërmjet Ballkani Perëndimor dhe europian është i madh, prandaj duhet të jemi të përgatitur për të konkurruar në një treg të tillë, për të mos patur pasoja negative për biznese dhe ekonominë shqiptare.
ABC News – Liderët europianë në Tiranë, çfarë përfiton Shqipëria nga samiti?, 16 maj 2025



