ABC News Albania – Integrimi në 2029, afat optimist/ Gjipali: Dritë jeshile në rrugën drejt anëtarësimit, 2 shtator 2025

I ftuar në ABC News Albania, Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA) komentoi mbi intensifikimin e procesit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Gjipali theksoi se rol në ecurinë e këtij rrugëtim janë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm, ku ndër faktorët e jashtëm më parësor është Lufta e Ukrainës që jo vetëm ndikon gjeopolitikisht në Shqipëria, por më shumë në vende të tjera të Ballkanit.

Më tej, ai theksoi se Shqipëria është një vend, i cili mban një qëndrim pozitiv ndaj të qënurit pjesë e Bashkimit Europian. Kjo vërehet në diskursin publik, por dhe atë politik, ku nuk kemi lëvizje politike apo sociale të cilat janë kundër Bashkimit Europian apo procesit të anëtarësimit. Megjithatë, sfidat kryesore mbeten siguria ushqimore, siguria e konsumatorit, standartet e mjedisit, afrimi i legjislacionit, si dhe hapja e të gjithë grupkapitujve deri në fund të vitit 2027. Sipas Gjipalit, Konferenca Ndërqeveritare, e cila do të zhvillohet në shtator, do të jetë drita jeshile për hapjen e kapitujve në vijim dhe ku integrimi në vitin 2029 mund të jetë një afat optimist.

ABC News Albania – Integrimi në 2029, afat optimist/ Gjipali: Dritë jeshile në rrugën drejt anëtarësimit, 2 shtator 2025