MCN – Gjipali: Rreziku i rikthimit të grupkapitujve në pikën zero, shumë i largët për Shqipërinë, 11 shkurt 2026

I ftuar në MCN, Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA) dhe eksperti i integrimit europian, Z.Gledis Gjpali, komentoi takimin e Kryeministrit Rama me Presidentin e Këshillit Europian, António Costa, ku theksoi se ky takim ishte informal dhe pa konferencë për shtypin, për këtë arsye ka mungesë informacioni.

Gjipali shpjegoi metodologjinë e re dhe pritjen për marrjen e raportit IBAR (Interim Benchmark Assessment Report), dhe rëndësinë që ka për Kapitujt 23 dhe 24, por dhe për Grupkapitullin e Themeloreve, ku do të duhet miratimi i këtij raporti për të bërë të mundur mbylljen e kapitujve të tjerë të negociatave. Po ashtu, u theksua se Shqipëria nuk rrezikohet nga kjo metodologji, por duhet përshpejtim i procesit dhe jo ngadalësim. Ndërsa situata politike e rrezikon këtë proces vetëm nëse do të kemi një bllokim të këtij procesi në lidhje me çështje që drejtësia do duhet të zgjidh. Në intervistë, Z.Gjipali tregoi bindjen se Shqipëria do e marrë raportin e vlerësimit pavarësisht kohës. Nëse do të kemi probleme do të kemi reagime zyrtare.

MCN – Gjipali: Rreziku i rikthimit të grupkapitujve në pikën zero, shumë i largët për Shqipërinë, 11 shkurt 2026