Klan News – Debati politik, përmbajtja e raportit të PE, 7 maj 2026

Në kanalin kombëtar Klan News ishte i ftuar Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Z. Gledis Gjipali, i cili diskutoi mbi raportin e hartuar nga Parlamenti Europian, duke shpjeguar se ky raport rutinë për periudhën 2023–2024, i jep rëndësi çështjeve kryesore të procesit të integrimit të Shqipërisë. Ai theksoi se vendi ynë ka arritur progres në çështjet e sistemit ligjor, si edhe në hapjen më të shpejtë të kapitujve, por ekzistojnë ende pika që duhen adresuar sa më shpejt, në mënyrë që të arrihen objektivat e vendosura për anëtarësimin.

Gjipali theksoi gjithashtu se ky raport nuk adreson drejtpërdrejt zhvillimet e fundit, sidomos sa i përket raportit të IBAR-it, i cili pritet të marrë një përgjigje pozitive për të vazhduar me mbylljen e kapitujve të tjerë. Megjithatë, raporti vendos theksin te shpejtësia e reformave dhe cilësia e tyre.

Klan News – Debati politik, përmbajtja e raportit të PE, 7 maj 2026