A2 CNN – Gjipali: Letra e Merz një zhvillim pozitiv, me qasje pozitive, 22 maj 2026

Në një intervistë televizive ne A2 CNN, Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA), Gledis Gjipali, parashtroi objektivin për mbylljen e 10 kapitujve brenda vitit 2026 i cili kërkon domosdoshmërisht transparencë dhe përfshirjen e sektorit privat. Mbajtja e pozicioneve zyrtare të mbyllura në zyrat e administratës dhe moskonsultimi me biznesin rrezikon rritjen e kostove të papritura, uljen e përfitimeve për qytetarët dhe zbehjen e mbështetjes publike ndaj integrimit.

Gjatë intervistës, u komentua gjithashtu mbi propozimin e  fundit të kancelarit gjerman Merz  për një qasje inovative që përshpejton integrimin e Ukrainës, Moldavisë dhe Ballkanit Perëndimor duke u siguruar përfitime të ndërmjetme. Gjipali e vlerësoi si një zhvillim pozitiv gjeopolitik këtë adresim drejtuar institucioneve të BE-së nga kancelari, por shprehu skepticizëm për realizimin e tij praktik për shkak të vendimmarrjes së vështirë dhe sistemit të vetos brenda Bashkimit Europian.

A2 CNN – Gjipali: Letra e Merz një zhvillim pozitiv, me qasje pozitive, 22 maj 2026