A2CNN – Deliu: Si të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare tregon rrugën, 14 tetor 2024
Në lidhje me praktikat ndërkombëtare për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme, Deliu e vë theksin të rekomandimet që japin organizatat ndërkombetare gjatë monitorimit të tyre, sic është raporti i OSBE / ODIHR apo raportet e Komisionit Europian, duke qene se zgjedhjet janë në fokus si një element shumë i rëndësishëm dhe si një fushë ku ka ende shumë për të bere, për të patur rezultate n transparencë dhe ndërshmëri në gjithë procesin zgjedhor. Zgjedhjet ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën se si Shqiperia po ecën në rrugën drejt BE-se, pasi perbejnë dhe pjese në kriterin politik, si nje nga fushat e Grupkapitullit të parë , ku dhe monitorimi nga ndërkombëtarët do të jetë edhe më i lartë.



