VizionPlus: Integrimi, BE ende pa një datë për uljen me Shqipërinë
Më 28 prill 2022, Drejtori Ekzekutiv i EMA, Gledis Gjipali ishte i ftuar në Vizion Plus TV, për të diskutuar mbi pritshmëritë për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian. Ai komentoi negociatat, liberalizimin e vizave për Kosovën dhe Ballkanin e hapur. Gjipali shtoi se Shqipëria dhe Maqedonia janë gati për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, por jane vendet anëtare dhe specifikisht Bullgaria me veton që ka vendosur, e cila e bllokon këtë proces. Sipas tij,shpresat për të pasur një zgjidhje janë të mëdha, por ende nuk ka një sinjal. Gjipali tha se ekziston dhe alternativa e ndarjes nga Maqedonia në këtë proces, në rast se vetoja do të vazhdojë.
VizionPLus Integrimi, BE ende pa një datë për uljen me Shqipërinë



