A2CNN : Katër arsyet për rikthimin e vizave
Më 1 tetor 2021, Nirvana Deliu-Hulumtuese Politikash pranë EMA ishte në A2 CNN për të komentuar mundësinë e rikthimit të vizave siç u citua në një artikull të “Reuters”. Ajo deklaroi se një ose më shumë shtete anëtare mund të bëjnë kërkesë te Komisioni që për një vend të tretë të bëhet pezullimi i liberalizimit te vizave. Kjo ndodh kur kemi një numër shumë të lartë të kërkesave të pabazuara për azil dhe kur një numër i lartë individësh shkelin të drejtën për qëndrim. Gjithashtu, nëse shtetet, në këtë rast Shqipëria nuk ka bashkëpunim me vendet anëtare për të pranuar qytetarët që duhet të rikthehen por vendi ynë ka një vlerësim pozitiv në këtë drejtim. Situata e katërt është kur shtetasit e huaj përbëjnë një rrezik të sigurisë publike për BE. Më tej, Deliu komentoi rritjen e kërkesave për azil duke shtuar se pezullimi i liberalizimit të vizave mund të bëhet edhe vetëm për një kategori.
A2CNN : Katër arsyet për rikthimin e vizave



