A2CNN – Samiti i Komunitetit Politik Europian, Fokursi te Siguria ne Rajon dhe Thirrjet për Integrim, 16 maj 2025

E ftuar në A2CNN, Nirvana Deliu, Hulumtuese Politikash pranë Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA), theksoi se samiti i Komunitetit Politik Europian i vitit 2023 ishte me fokus drejtpërdrejt për Ballkanin Perëndimor dhe integrimin në BE, pa lënë pas edhe situatën ku ndodhet Ukraina, pasi vet fokusi i EPC-së janë sfidat dhe problematikat që ne po hasim si kontinent. Këtë herë samiti mban një vlerë të shtuar pasi organizatohet për herë të parë jashtë kufijve të Bashkimit Europian, duke treguar që Ballkani ka rëndësinë e tij. Një risi e re në këtë samit është tematika specifike nën logon “një Europe të re në një botë të re” si thirrje për më shumë bashkëpunim, integritet dhe zgjidhje të sfidave të përbashkëta.

 

A2CNN – Samiti i Komunitetit Politik Europian, Fokursi te Siguria ne Rajon dhe Thirrjet për Integrim, 16 maj 2025