ABC News – Letra e 7 ministrave me rëndësi strategjike, Deliu: Të përshpejtohet integrimi i Shqipërisë në BE, 1 mars 2024

Ekspertja e integrimit, Nirvana Deliu, ishte e ftuar në ABC News Albania për të dhënë analizën e saj në lidhje me letrën e ministrave mbi rolin e Shqipërisë dhe hapat që duhen marrë drejt BE-së. Për Deliun, firmosja e kësaj letre, e cila përfshinte kryesisht vendet e Europës Qendrore dhe Juglindore është një vlerësim pozitiv për Shqipërinë. Deliu përmend që Italia është një ndër vendet me rëndësi që kanë dhënë mbështetjen e tyre për integrimin e Shqipërisë në BE. Deliu theksoi se është akoma herët për të thënë me siguri se Shqipëria është plotësisht e lirë drejt hapjes së kapitujve, por çfarë ne mund të kuptojmë nga letra është që këto shtatë shtete dhe ministra të jashtëm kanë theksuar vlerën dhe rëndësinë gjeostrategjike. Sipas Deliut, letra duhet parë jo vetëm për rëndësinë gjeostrategjike që ka rajoni i Ballkanit, por duke qenë se erdhi menjeherë pas samitit që u mbajt për Planin e ri të Rritjes thekson gjithashtu rëndësinë ekonomike. Ajo bëri me dije se, ndër të parët që ka përcaktuar një datë për futjen e Ballkanit Perëndimor në BE, ka qenë pikërisht kryeministri grek, duke vendosur kështu dhe një periudhë objektive që reformat të përshpejtohen. Deliu shtoi se të gjitha institucionet e BE-së janë në mbështetje të zgjerimit duke shtuar një element tjetër shumë pozitiv.

ABC News – Letra e 7 ministrave me rëndësi strategjike, Deliu: Të përshpejtohet integrimi i Shqipërisë në BE, 1 mars 2024