ABC News – Negociatat në “duart” e Greqisë, Gjipali: BE do të rrisë presionin ndaj Athinës zyrtare, çfarë pritet të ndodhë? 13 dhjetor 2023

Gledis Gjipali, Drejtori Ekzekutiv i EMA, i ftuar për të folur në lidhje me bllokimin e procesit të integrimit nga Greqia, komentoi se Shqipëria ka bërë progres në krijimin e udhërrëfyesve, të cilët janë miratuar nga KE dhe se Greqia nuk mund ta mbajë veton për sa kohë që nuk jep një arsyetim të mjaftueshëm, nisur nga fakti që Greqia ka bërë të njëjtën gjë me Maqedoninë e Veriut duke e bllokuar procesin e integrimit të saj për 10 vite. Në diskutime është hedhur edhe mendimi për ndryshimin e politikave të vetos dhe shmangien e konflikteve dypalëshe të cilat janë pengesë e procesit të integrimit të një shteti, ku ndër të tjera eksperti komenton se mbështetja e Scholz në këtë diskutim e ka një limit, pasi deklaratat e tij nuk mund të cënojnë procesin e integrimin për shkak të rrezikut të uljes së besueshmërisë së tij. Ai thekson se Konferenca Ndërqeveritare mund të mbahet. 

ABC News – Negociatat në “duart” e Greqisë, Gjipali: BE do të rrisë presionin ndaj Athinës zyrtare, çfarë pritet të ndodhë? 13 dhjetor 2023